Pjesë nga fjala e rastit mbajtur në aktivitetin e organizuar në nder të 100- vetorit të “Triumfit rë Legalitetit”
Sot, është momenti që sejcili prej nesh të marrë mbi vete përgjegjësinë e duhur për të ndryshuar këtë situatë aktuale ekonomike dhe sociale, që vendi të mos shpopullohet dhe braktisjes së tij të i vij fundi, që familja të forcohet dhe shoqëria jonë të shëndoshet, duku ju dhënë fund fenomene që e largojnë njeriun nga pse, dhe si është krijuar vetë ai.
Pikërisht, sot, më tepër se kudoherë, Shqipëria dhe kombi shqiptarët, kanë nevojë, për një “Triumf të dytë të Legalitetit.” Triumf i cili duhet të nxjerr vendin nga ky “ilegalitet” që e ka mbërthyer prej dekatash.
Triumf nëpërmjet të cilit, nën filozofinë zogiste për në këto kohë moderne, të bëjmë të mundur bërjen e shtetit ashtu siq duhet, një shtet të fortë, një shtet sovran dhe të integruar në mirëkuptim dhe në bashkëpunim me aleatët tanë strategjik, kryesisht SHBA
Është nevoja e një Triumfi të dytë ku legjitimja, e drejta e votës dhe çdo e drejtë tjetër qytetare e njohur dhe e fituar nderkombtarisht të triumfojnë mbi padrejtësinë, mbi indimidimin dhe autokracinë.
Sot ne kemi nevojë për një Triumf tjetër, për të rritur krenarinë tonë kombëtare, duke vlerësuar ashtu si duhet traditën dhe historinë tonë, duke luftuar çdo ditë e minut për të vënë në vend drejtësinë e nëpërkëmbur mbi ne dhe kombin tonë, dhe aq më tepër kjo, kur këto padrejtësi vazhdojnë të vihen re edhe sot duke mos respektuar ashtu siç duhet as edhe të drejtat më elementare të shqiptareve të vendosur në trojet e tyre, por fatkeqësisht e padrejtësisht brenda kufijve shtetnor të vendeve fqinje.
Sot ne kemi nevojë për një triumf tjetër për tu unifikuar si komb në qendrime e veprime, në politikë e diplomaci, në bashkëpunim institucional e në vendim-marrje, për të mundësuar sa më shpejt bashkimin tonë kombëtar dhe për të qenë para cilitdo bindës kundër çdo shpifje e trillimi të qëllimshëm bërë nga qarqe të errëta antishqiptare.
Të dashur zonja dhe zotërinjë
Eshtë e kuptueshme se ky “Triumf i Ri” duhet të bëhet kundrejt një platforme të re me nisma dhe vendime me punë e përkushtim të madh nga sejcili prej nesh.
Për ne, këto për sa më sipër, nisur kjo që më parë, do të kristalizohen në vazhdimësi në aktivitetet tona politike…
PËR NJË SHEKULL E VIZION TË RI TONIN,
Përfaqësimi i vazhdueshëm në parlament dhe rikthimi në qeverisje janë vizioni jonë i ri për shekullin e dytë të Legalistëve. Ne po projektojmë modelin politik që gjeneratat e reja të jenë të vetëdijshme për rikthimin e Monarkisë dhe të luftojnë për një shoqëri patriotike, atdhetare dhe konservatore. Ky shekull do të duhet të jetë një Trimf i dytë i Legalitetit!


