Shqipëria dhe Kosova do të organizojnë mbas dy vitesh , një mbledhje të dytë të përbashkët për të dy Kuvendet.
Mbledhja do të zhvillohet më datë 20 dhjetor në Prishtinë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.
Mësohet se në seancë do të jenë 130 deputetë, 70 ligjvënës nga Kosova dhe 60 nga Shqipëria.
Të pranishëm në këtë takim pritet të jenë të pranishëm edhe dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti.
“Të nderuar kryetarë të grupeve parlamentare. Në datën 20 dhjetor ora 11:00 në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe e Kuvendit të Kosovës. Në vijim, do t’ju informojmë për agjenden dhe detajet”, – thuhet në mesazhin që Kuvendi i Shqipërisë u ka dërguar krerëve të grupeve parlamentare.
Kujtojmë se dy Kuvendet janë mbledhur së bashku edhe një herë më 27 Nëntor 2022 në Tiranë me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

