Ish-balerini i njohur Eno Birko ka tentuar që t’i japë fund jetës, duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.
Policia bën me dije se Birko, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”
Nuk dihen arsyet pse artisti ka ndërmarrë aktin e rëndë të vetëvrasjes.

