Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Brukselit, ku është pritur nga Kryetari i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Rama publikoi në facebook një foto të takimit të tij me Antonio Costa.
Presidenti i Këshillit Europian, Costa organizon një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim.
Në Bruksel ndodhen edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë Aleksander Vucic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski, dhe presidentja e Bosnje Hercegovines, Zeljka Cvijanović.