Nga Shpëtim Axhami–Kryetar i PLL-së
Në këtë takim u përkujtua 80-vjetori i krijimit të Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit si një domosdoshmëri e rëndësishme politike e kohës, kjo me 21 Nëntor 1943.
Në fjalën e Tij Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit z.Shpëtim AXHAMI, përveçse vlerësoj këtë ditë të shënuar historike për legalistët, Ai shprehu mirënjohje për patriotët nacionalist e shumë intelektualëve të tjerë të cilët me nismën e tyre nëpërmjet major Abaz Kupit mundësuan këtë ngjarje historike.
E rëndësishme në këtë fjalim ishte platforma politike dhe organizative për në të ardhmen e Partisë Lëvizja e Legalitetit.
Ndër të tjera në fjalën e Tij u theksua:
Dyfishimi i votave për ne në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe vendore janë një shenjë e mirë e punës së gjithsejcilit, por ky rezultat jo i niveleve për ku duhet të jetë PLL për çfarë ojo përfaqëson dhe bazën e vet elektorale që ajo ka.
Kjo bazë elektorale e bën primare dhe të rëndësishme atë që në thelbin e veprimtarisë tonë të përditshme politike të jetë pika jonë kryesore programore ajo që na bën të ndryshëm nga të gjitha forcat e tjera politike, kthimi i formës qeverisëse mbretërore.
Duke pasur parasysh gjendjen aktuale ekonomike, sociale dhe politike, atë që klasa politike qeverislse deri më sot pas 33-vitesh pluralizmi në misionin e tyre para qytetarëve ka dështuar, atë se si kjo mazhorancë po qeveris vendin dhe gjendjen aktale të opozitës së sotme, z.Axhami në fjalën e tij ju bëri thirrje çdo grupi interesi, rinisë, intelektualëve, pjesës së diasporës shtesës së persekutuarve, pronarëve që të bashkohen rreth vijës programore të Partisë Lëvizja e Legalitetit si një alternativë e djathtë në vend shpresë për zhvillim e prosperitet.
Legalistët do të fillojnë dhe intensifikojnë punën e tyre që sot për të mundësuar përzgjedhjen dhe afrimin e figurave nga një bazë e gjërë shoqërore të mundshme këto për të na përfaqësuar si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Partia Lëvizja e Legalitetit do të bëj të gjitha pregatitjet që duhen për të qenë e gatshme në kandidimin me listat e saj në këto zgjedhje, pse jo edhe në një koalicion apo grupim të mundshëm përbashkues me ne, kjo kundrejt një platforme të qortë programore elektorale për të dalur nga kjo gjendje aktuale.
Ky takim u mbyll në mënyrë festive duke uruar edhe festën tonë kombëtare FESTËN E FLAMURIT, ku i pranishëm në këtë festim ishte LTM Princ LEKA II, i shoqëruar nga Presidenti i Shoqatës Rrënjët Shqiptare në SHBA dhe organizaotor i Paradës Mbarë Kombëtare në New York z .Marko KEPI,
Bora ZUGALI president i Vatrës në Turqi.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”🇦🇱




