Dr.Agim Karaj ka ndërruar jetë një ditë para ditëlindjes së tij.
Ai është lindur më 26 nëntor 1950.
Ende nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes së tij.
Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1975, Dr. Karaj filloi karrierën si kirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku më pas u specializua si kirurg onkolog.
Në vitin 1987, ai u specializua në Institutin “Gustave Roussy” në Paris, një nga institucionet më të mira në botë për onkologji dhe onkoplastikë. Karriera e tij u pasurua nga pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare, si dhe nga referimet e tij në institucione të njohura si Instituti i Onkologjisë në Milano.
Në vitin 1990, ai emigroi në Kanada, ku punoi me përkushtim dhe sakrifica për të ndërtuar një jetë të re për veten dhe familjen e tij. Pas stabilizimit të familjes, në vitin 1996, Dr. Karaj u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi të kontribuonte si shef kirurgjie në Spitalin Onkologjik deri në vitin 2015.
Në vitin 2008, ai themeloi spitalin privat “Amavita”, ku drejtoi me përkushtim dhe profesionalizëm deri në momentet e fundit të jetës së tij.
“Me hidherim te thelle dhe me dhimbje shume te madhe njoftoj ndarjen nga jeta te babait tone Prof.Dr Agim Karaj. Pritja dhe percjellja behet tek funeral home Univers tek Rruga Bardhyl përballë postes shqiptare nr 32.Homazhet fillojne sot dite e hene ne oren 10.00 dt 25.11.2024.
Ceremonia e varrimit behet diten e marte ne date 26.11.2024 ora 11.00. Varrimi behet ne Tufine. Me respekt, nga familja”, thuhet në deklaratën e publikuara nga familja.

