30 % e moshës së tretë pra afërsisht 1 në 3 persona të moshës mbi 65 vjeç preken nga Fibrilacioni Atrial i zemrës që është rrahje të çrregullta dhe të pakoordinuara të zemrës!
Është shumë e rëndësishme që secili koleg që viziton një të moshuar për çfarëdo arësye të mos harrojë të kontrollojë pulsin nëse është i rregullt sepse nuk kërkon më shumë se 10 sekonda.
Ky çrregullim i zemrës nëse nuk diagnostikohet në kohë shkakton trombozë cerebrale (të trurit). Pra copëza të gjakut të mpiksur bllokojnë enët e gjakut të trurit apo organeve të tjera siç janë mushkëritë. Në shumë raste Fibrilacioni Atrial zbulohet pasi ka ndodhur tromboza që mund të jetë fatale ose lë pasoja katastrofike si paralizë të pjesshme apo të plotë.
Edhe ju miq jo të fushës mjekësore të çfarëdo moshe që keni familjarë të moshuar ju lutem kontrolloni rregullisht pulsin e tyre e nëse nuk është i rregullt kërkoni ndihmën e mjekut sepse sepse mjekimi parandalon pasojat e mësipërme.
Sa më e avancuar mosha aq më i mundshëm Fibrilacioni Atrial!
10 sekonda mund të shpëtojnë jetën tuaj apo të të afërmeve tuaj.

