NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
    5 hours ago
    Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga dr*oga!
    7 hours ago
    “Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem”/ Erion Veliaj reagon përsëri nga burgu, zgjeron akuzat…
    2 days ago
    Mbrojtja e Parkut Rinia nga betonizimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar formularët për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit vendor…
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: ANTIBIOTIKËT NË RREZIK/ Bakteret po mposhtin mjeksinë…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…
Të tjera
Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
Kryesore Politikë
Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit
Të tjera
Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga dr*oga!
Kryesore Politikë
“Dorëheqjen time nuk e imponojnë dot ata nga rruga”/ Rama sulmon sërish protestuesit: Ndikohen nga Irani!
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

ANTIBIOTIKËT NË RREZIK/ Bakteret po mposhtin mjeksinë…

Neutrale
Last updated: 2024/11/21 at 9:57 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Nga Dr. Shefqet Deliallisi

(18 – 24 Nëntor
Java Botërore e Ndërgjegjësimit për rezistencën e antibiotikëve )

Aleksandër Fleming, në vitin1928, duke marrë çmimin Nobel për zbulimin e penicilinës (zbulimi më i madh i mjeksisë për shekullin 20) paralajmëroi : në të ardhmen bakteriet mund të zhvillohen dhe të bëhen të afta për t’i mposhtur antibiotikët. Tashmë e ardhmja është bërë e tashme. Organizata Botërore e Shëndetsisë rezistencën kundër antibiotikeve e klasifikon një “kërcënim serioz.” Kërcënim që nuk është më një parashikim për të ardhmen, por që është duke ndodhur.Tani. Në çdo vend të botës. Me mundësinë për të prekur cilindo.

ALARMI ËSHTË DHËNË

Bakteret po mposhtin antibiotikët. Dhjetra artikuj tërheqin vëmendjen : “Apokalipsi i antibiotikëve : mjekët i bien këmbanave të alarmit.””Mjeksia po kthehet një shekull pas.” “Kohët e errata të epidemive do të rikthehen.” “Abuzimi me antibiotikët : skenari i një makthi.” “Antibiotikët të vetmet ‘municione’ në luftën kundër infeksioneve po mbarojnë.…”
Imagjnoni një botë pa antibiotikë. Infeksionet e zakonshme, ndërhyrjet e thjeshta kirurgjikale do vrisnin përsëri. Kirurgjia e zemrës, transplanti i organeve, trajtimi i kancerit, menaxhimi i diabetit, do rrezikoheshin seriozish. Mjekësia moderne do bëhej e pamundur.
Për shumë njerëz një skenar i tillë apokaliptik mund të duket fantazi, por për shkenctarët plotësisht i mundshëm nëse s’ndalen praktikat që favorizojnë zhvillimin dhe përhapjen e rezistencës kundër antibiotikëve, nëse antibiotikë të ri nuk hidhen në përdorim.

PËRHAPJA ËSHTË GLOBALE…

Bakteret rezistente ndaj antibiotikeve gjenden kudo. Në njerëz, kafshë, ushqim dhe mjedis (në ujë, tokë, dhe ajër). Ato mund të përhapen midis njerëzve dhe kafshëve, dhe nga një person në një tjetër. Turizmi favorizon përhapjen e tyre. Një studim në Suedi me të rinj që lëvizën për pushime në vende të ndryshme të botës, tregoi se ndërsa asnjë prej tyre që nuk kishte baktere rezistente në zorrë, kur u kthyen nga pushimet, 1/4 i kishin marrë ato. Dhe sot në pak orë njerëzit mund të lëvizin në gjithë botën duke e globalizuar problemin. Rezistenca nuk është e kufizuar vetëm në vendet në zhvillim, por edhe ato të zhvilluara.

PSE NDODH,
PSE PËRHAPET REZISTENCA ?

Bakteret e zakonshme duke pasur një normë të shpejtë riprodhimi, aftësinë për t’i kaluar gjenet nga njëri te tjetri, evoluojnë shpejt. Me kalimin e kohës rezistenca e tyre ndaj antibiotikëve ndodh në mënyrë të natyrshme. Presioni që antibiotikët ushtrojnë, nxit luftën e tyre për mbijetesë nëpërmjet ndryshimeve gjenetike që reflektojnë proceset evolucionare që ndodhin gjatë mjekimit me antibiotikë.
Problemi është se kjo rezistencë e zakonshme e baktereve ndaj antibiotikëve, po përshpejtohet nga mbipërdorimi dhe keqpërdorimi i tyre, duke marrë antibiotikë edhe kur ata nuk janë të nevojshëm, për çdo temperaturë të lartë, për viroza stinore që normalisht në pak ditë vetshërohen, mbi të cilat antibiotikët s’kanë asnjë efekt. Dhe, në shumë vende antibiotikët, mund t’i blesh lehtësisht në farmaci, si çdo mall në një dyqan të zakonshëm!
Rezistenca ndodh edhe nga keq-përdorim i antibiotikëve. Kur nuk merret i plotë mjekimi duke bërë që infeksioni të mos pastrohen plotësisht, bakteret të mbeten të gjalla me një rezistencë që gradualisht përhapet.
Përdorimi për profilaksi i antibiotikëve, për të parandaluar infeksione hipotetike, praktikë që duhet të ndodhë vetëm në raste shumë ekstreme, është tjetër shkak.
Sikur këto të mos mjaftonin, problemi rëndohet nga
përdorimi i antibiotikëve në blegtori, te kafshët që përdoren si ushqim për popullsinë, duke u bërë një nxitës shumë i madh i rezistencës. Kafshët e ketyre fermave konsumojnë jo pak por rreth dy të tretat e antibiotikëve botërorë.

SHIFRAT JANË TË ZYMTA…

Deri pak vite më parë, një infeksion urinar, me një mjekim të shkurtër me antibiotikë të thjeshtë shërohej. Sot kjo s’ndodh. Bakteret janë bërë të afta t’i mposhtin antibiotikët e zakonshëm. Në një numër vendesh, që shtohen çdo ditë, infeksionet urinare janë bërë rezistent ndaj antibiotikëve standard.
Në Kinë, antibiotikët standard të përdorura ndaj bakterieve që shkaktojnë infeksione të rënda të mushkërive janë të efektshme vetëm në një 1/3 e rasteve. Në spitale në Amerikë, antibiotikët standard për trajtimin e plagëve të infektuara dështojnë në mbi gjysmën e rasteve.
Aktualisht rreth 700,000 njerëz në vit vdesin në botë nga infeksionet rezistente kundër antibiotikeve, shifër që rritet vazhdimisht dhe mund të arrijë në 10 milionë në vitin 2050.
Kjo kushton jo vetëm jetë njërzore dhe por dhe kosto të lartë financiare për Sistemet e Kujdesit Shëndetsor.

ASNJË ANTIBIOTIK I RI NGA VITI 1987….

Krijimi i penicilinës, suksesi spektakolar i saj gjatë luftës së dytë botërore, shërbeu si një nxitje e fortë për të zbuluar antibiotikë të ri. Në vitet ’40 dhe ’50 të shekullit të kaluar, në treg u hodhën më shumë se 20 klasa antibiotikësh.Në vitet ‘60 edhe dy të tjera, dhe… nga viti 1987 asnjë klasë e re! Në kushtet e rezistencës të përhapur dhe të pandalshme, mjekët i janë rikthyer antibiotikeve të përdorur më parë. Por bakteret nuk ndalen, po i nxjerrin “jashtë luftimi” dhe ato. Të njejtin fat pësoi dhe Colistina, e njohur si “antibiotiku i fundit” i zbuluar, të cilës mjekët ju drejtuan për trajtimin e infeksioneve rezistente. Tashmë rezistenca ndaj saj është përhapur anembanë planetit…
“Dollapi” dikur përplot me antibiotikë po boshatiset.
Shkaku : kompanitë farmaceutike kanë pak nxitje për të kërkuar trajtime të reja. Si çdo kompani private, ato qëllim kryesor kanë fitimin. Dhe një antibiotik i ri nuk e siguron atë sepse përdoren për sëmundje akute, që në ditët e sotme janë të pakta, përdoren në një numër të kufizuar pacientësh (vetëm kundër shtameve rezistente bakteriale), përdoret vetëm për pak kohë (një antibiotik i mirë e shëron për një javë).
Fitimet sigurohen më lehtë nga medikamentet që përdoren për trajtimin e sëmundjeve kronike (ato prekin një numër gjithnjtë e më të madh njerëzish), që nuk shërohen (përdorin medikamente për gjithë jetën).
Kohët e fundit flitet për një zbulim të madh : një antibiotik të ri që i ” vret” bakteret , pa krijuar rezistencë të dallueshme”. Në letër pretendohet se ky antibiotik, për shkak të mënyrës së veprimit, nuk ka gjasa të çojë në rezistencë… Por kështu është thënë edhe për shumë antibiotike të tjerë më parë dhe përfundimi : rezistenca është krijuar përsëri. Nuk mund të thuhet se asnjë rezistencë nuk do zhvillohet kurrë, për asgjë. Seleksioni natyral është i fuqishëm dhe gjithmonë e gjen një mënyrë për të mposhtur edhe mjetet më të fuqishme.

NË VEND TË MBYLLJES

Rezistenca kundër antibiotikëve është një problem serioz që kërkon ndërhyrje serioze. Është një problem global që kërkon zgjidhje globale.
Hap i parë i sigurtë për suksesin duhet të jetë parandalimi i infeksioneve. Përmirësimi i higjenës në përgjithësi, dhe higjenës spitalore në veçanti. Zhvillimi i vaksinave për sëmundje serioze, do të ishte një zgjidhje efikase, por jo e lehtë dhe që kërkon kohë.
Hapi tjetër do të ishte promovimi i shkencës për një diagnostikim më të mirë dhe më të shpejtë të shkaktareve të infeksioneve nëpërmjet kuptimit më të mirë të mënyrës si bakteret shkaktojnë infeksionet. Krijimi i testeve diagnostike të shpejta që përcaktojë saktë nëse një antibiotik është i nevojshëm ose jo, dhe nëse po, përcaktimin e saktë të tij. Vtëm pas kësaj duhet të përdoren antibiotikët si një mjet i fundit. Është e pa praneshme që ende mjekët duhet t’i përshkruajnë antibiotikët vetëm duke u bazuar në një vlerësimin të çastit që ata i bëjnë simptomave të pacientit, si në vitet ’50 kur antibiotikët hynë në përdorim të zakonshëm.
Dhe se fundi, por jo nga rëndësia, prodhimi i antibiotikeve të ri, të cilët duhet të konsiderohen si një e mirë publike, për prodhimin e të cilëve shteti duhet të përfshihet në financim ashtu si për arsimin, rrugët, policinë, etj.
Venki Ramakrishnan fitues i çmimit “Nobel” në kimi për vitin 2009, ekspert i Biologjisë Molekulare në Universitetin e Kembrixhit, për rezistencë kundër antibiotikëve thekson : “Bota tashmë ka njohuri të shumta rreth funksionit të baktereve, biologjisë molekulare, gjenetikës, mikrobiologjisë dhe mënyrës së bërjes së antibiotikëve, prandaj dhe lufta kundër bakterieve rezistente ndaj antibiotikeve mund dhe duhet të fitohet.”
Ajo çfarë kërkohet është që njerëzit të sillen ndryshe…

Neutrale November 21, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…
5 hours ago
Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.
5 hours ago
Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit
7 hours ago
Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga dr*oga!
7 hours ago
“Dorëheqjen time nuk e imponojnë dot ata nga rruga”/ Rama sulmon sërish protestuesit: Ndikohen nga Irani!
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Ndriçim Mehmeti/ Buxheti i harresës së arsimit…

Belind Këlliçi/ Aktet normative të Edi Ramës kundër protestave që synojnë frikësimin e shkurajimin e qytetarëve, janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe cënojnë të drejtat themelore të njeriut.

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit

Berisha publikon grafikun për euron: Nuk u zhvlerësua nga turizmi, por nga dr*oga!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?