Sot do të diskutohet në Kuvendin e Shqipërisë buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.
Një buxhet që nuk jep asnjë zgjidhje për problemet që prekin shqiptarët në shëndetësi.
1. Aktualisht shteti shqiptar u thotë pacientëve mos u sëmurni 10 ditët e fundit të muajit, se ne nuk u bëjmë dot analizat. Konçensioni i Laboratorëve doli një dështim, por pasojat po i paguajnë pacientët. Duhet gjetur zgjidhje e menjëhershme për këtë problem.
2. Nevoja e një Pet-Scani është jetike për të sëmurët me kancer. Në mungesë të tij pacientët ikin në privat apo jashtë shtetit.
3. Nevoja e së paku 2 akserelatorëve të tjerë në Onkologji. Ata 2 që janë, më shumë qëndrojnë prishur sesa në punë.
4. Sigurimi i barnave kimio, dhe mosmungesa e tyre për asnjë pacient.
5. Sigurimi i instrumentave mjeksorë dhe ilaçeve të tjera që u nevojiten mjekëve gjatë operacioneve, sipas kërkesave që bëhen nga sallat operative.
Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, shumica prej tyre nuk i dinë këto probleme pasi nuk përballen me to, por ama këto janë halli i mijërave shqiptarevëve në përditshmëri.
Uroj që deputetët e maxhorancës të ngrihen mbi “partinë” e të bëjnë diçka që është jetike për shqiptarët.

