Një 30-vjeçar mbeti i vrarë pasi u ekzekutua me armë zjarri silenciator në zonën e njohur të “Xhamllikut” në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:40, ndërsa viktimë e atentatit ka mbetur Klajdi Prendi i cili sapo doli nga lokali është qëlluar me 5 plumba në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Klajdi Prendi u transportua në spital në gjendje të rëndë, por nuk arriti të mbijetonte.
Kujtojmë se 30-vjeçari është i biri i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili ka gjykuar çështje të bujshme të krimit.
Gjyqtari Prendi është larguar me dorëheqje nga sistemi i drejtësisë në vitin 2020 pa kaluar në “sitën” e Vetingut.
Policia bëri me dije se një orë pas ngjarjes në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve.

