Nga Dorjan Teliti
👉Vitin e kaluar qeveria ndërmorri politikën e përqëndrimit të menaxhimit të shoqërive të ujësjellës kanalizimeve, duke ja hequr këtë kompetencë 61 bashkive të vendit, me justifikimin se vetë qeveria do të ishte më e aftë të menaxhonte financiarisht këto shoqëri dhe se do reduktonte ndjeshëm borxhet e energjisë së papaguar ndaj OSHEE.
⁉️Por cfarë ndodhi realisht? A u ulën detyrimet e shoqërive të UK-ve për energjinë e papaguar ndaj OSHEE?
👉Fakt 1: Në 2023 borxhi i UK-ve ndaj OSHEE deklarohej nga Min.Financave në masën 260 milionë euro.
👉Fakt 2: Aktualisht, vetë Ministria e Financave konfirmon se ky borxh ka kapur vlerën e 360 milionë euro.
🔴Kjo është pasqyra e vërtetë e keqmenaxhimit financiar qeveritar. Abuzime me tenderimet, emërimet politike dhe borxhet në rritje janë kryefjala e Rilindjes në qeverisje.
🔷Ndaj duhet ndryshimi politik, #osotokurrë, ndryshe borxhet do rriten akoma edhe me shumë, jetesa jonë do vështirësohet dita ditës.

