Nga ing. Abdulla Diku
Profesori që na jepte Statistikën si lëndë në fakultet, na thoshte; Nëse un ha një pulë dhe ti asgjë, statistikisht ne të dy kemi ngrënë nga një gjysëm pule sejcili. Dhe po të vazhdonim kështu për dy muaj, unë do isha dyfish më i shëndoshë, e ti dy metra nën dhé….
Tani, meqenëse këto kohë po luhet fort me statistikat (rritja ekonomike, pensioni, paga, PPB, emigrimi etj.etj.) gjeta disa thënie të bukura për to:
1. Statistikat përdoren njësoj si një i dehur përdor një shtyllë llampash: për mbështetje, jo për ndriçim. – Vin Scully
2. Unë mund të vërtetoj gjithçka me statistika, përveç të vërtetës. – George Canning
3. Ekzistojnë tre lloje gënjeshtrash: gënjeshtra, gënjeshtra te fëlliqura dhe statistikat. – Benjamin Disraeli
4. Përkufizimi i Statistikave: Shkenca e prodhimit të fakteve jo të besueshme nga shifra të besueshme. – Evan Esar
5. Demokracia është një abuzim statistikash. – Jorge Luis Borges
6. Ashtu si ëndrrat, statistikat janë një formë e përmbushjes së dëshirave. – Jean Baudrillard
7. Nuk mund të ushqesh të uriturit me statistika. – David Lloyd George
8. Statistikat: teoria matematikore e injorancës. – Morris Kline
9. Ju mund t’i krijoni statistikat për t’i bërë ato të duken si ti doni. – Jamie Carragher
10. Statistikat kanë treguar se vdekshmëria rritet ndjeshëm në ushtri gjatë kohës së luftës. – Alphonse Allais
11. Ka disa njerëz aq të varur nga gënjeshtra sa nuk thonë dot as të vërtetën pa gënjyer. – Josh Billings

