Nga Simon Ulndreu
Në tetor 2022, ajo njoftoi se kishte dhënë dorëheqjen nga Partia Demokratike, duke shpjeguar arsyet e dorëheqjes së saj: se partia drejtohet nga “luftënxitës elitarë”, gjë që rrit rrezikun e luftës bërthamore. Në tetor 2024, ajo u bashkua me Donald Trump gjatë një eventi të fushatës me Partinë Republikane. Ajo mbështeti fuqimisht rizgjedhjen e Donald Trump si President i SHBA.
Tulsi Gabbard, një amerikane me origjinë samoane, ish-demokrate, tani republikane, ish-ushtarake (grada nënkolonel, veterane e Luftës në Irak), u emërua nga Trump si Drejtore e Inteligjencës Kombëtare.
Detyra e saj është të këshillojë Presidentin, Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Agjensitë e Sigurisë Kombëtare për çështjet e sigurisë dhe informacionit (veçanërisht në nivelin ushtarak). Një zgjedhje e shkëlqyer, midis zgjedhjeve të zgjuara që vazhdon të bëjë Presidenti Trump.