Media..!!
Thonë është pushtet i katërt, pas legjislativit, ekzekutivit, e gjyqësorit.
Por, gjithmonë ka një por..
Me tkurrjen e gazetave, si pasojë e shpërthimeve teknologjike, televizionet u përballën me rivalitetin e fortë në rritje të medieve sociale. Në Tiranë zyra e shtypit e qeverisë, ngjan si drejtore informacioni për mediet kombëtare dhe atë publike RTSH-në. Pa lënë aspak mënjanë ato lokale, me mbikqyrje të shtuar.
Në edicionet e lajmeve gjen 7-8 kronika për KM, ministrat, ndonjë bashkiak kryeqyteti e kusuri lajme bote e sporti. Opozita është subjekt në kërkim për ca sekonda lajmesh. Ka minutazh “opozitarizmi” ndaj ndonjë enti pushteti, kur titullari nuk sillet me tenderat apo përfitimet publike, siç operatorët televizivë kërkojnë, në akord me interesat e tyre. Histori stomaku financiar. Kjo ka kthyer qytetarët, shikuesit, në opozitë me shumë medie. Nëse nuk ndalojnë do kthehen në shitës perimesh.
Botuesit bizneset, pisneset, pusht-etet.
Të lidhur, gjuhërrudhur, kapur. Tregu i reklamave në Shqipëri, pavarësisht kontrollit me çdo sekond,, nuk mban në këmbë gjithë televizionet ekranhapur.
Por ka një shteg tjetër. Lidhja me qeverinë e pushtetet e tjera. Shkrirja me to. Në disa raste jo të pakta edhe me krimin e organizuar. Me paranë e pisët, të zezë. Mediet janë një nga adresat kryesore të pastrimit të parave. Ndaj kompromisi shfaqet. Ata prodhojnë gënjeshtra informative për parajsën qeverisëse, duke mbuluar mjerimin real. Kjo i vesh me Pusht-et. Njëherësh i bën Pis-nese. Në këmbim ata merren me kulla, fshatra turistikë, ndërtime rrugësh, miniera, investime strategjike, koncensione në kazanin ekonomik ku gatuan e shpërndan qeveria. Shërbimi servil, në zgjedhje vendore e parlamentare është thuajse kriminal. Nuk mungojnë spiunët e Sigurimit të Shtetit, në çdo emision. Janë si gozhdë aty. Tekstin atje në KM e marrin. Jo pak dosje të huaja dhe vendase kanë plot faqe për paudhësitë e tyre të paligjshme. Por ata janë mësuar e paguar. Ata janë viktimat e para të luftës së tyre të gabuar. Portalet, Podcastet, faqe të shumta në Facebook, Platforma X, Tik Tok, Instagram, kanë kthyer qytetarin medie. Përqindja e informimit po anon dukshëm nga mediet jashtë kontrollit. Kontrollin e të vërtetës e marrin prodhuesit e saj. Qytetarët. Jo manipuluesit. Pushtetet. Kjo është Përballja e Re. Sa më tepër sekrete të pusht-eteve e pis-neseve të qarkullojnë pafundësisht në rrjetet sociale të informimit, aq më lakuriq do jenë bandat qeveritare bashkiake dhe politike. Kjo është mundësi për të mos humbur trenin edhe për mediet tradicionale. Nëse rrinë në prehër të pushtetit, tërmeti do bjerë njëlloj mbi ta. Rama majmëria e tyre, do të jetë vrasësi dhe varr-mihësi i tyre. Gërmimet kanë filluar.
Në USA, Tucker Carlson, Joe Rogan, Steve Bannon, Megyn Kelly, e jo pak të tjerë, kanë në podcastet e tyre miliona shikues, duke mundur thellësisht medie ndërkombëtare me fuqi ekonomike marramendëse, si CNN, Abc news, apo Fox news. Dikur ishte rrota shpikje magjike tani është telekomanda. Ndryshimi dhe rrokada e pushtetit, në qendrën botërore të pushtetit, kaloi edhe në këtë udhë informacioni, me ndikim përcaktues..
2025-a elektorale, do të jetë një provë ku ekzistenca dhe mbijetesa e mëkatarëve mediatikë, censurës, do të jetë përballë lirisë
Basir Çollaku/ Mediet si biznes, si pis(nes) dhe pusht-et
Leave a comment
Leave a comment

