Ilir Beqaj ka lënë për pak kohë qelitë e burgut dhe ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.
I shoqëruar nga një trup e policisë së burgjeve dhe nën pranga, ai do të pyetet në Komisionin Parlamentar të ngritur për hetimin e aferave në shëndetësi dhe posaçërisht për Koncesionin e Sterilizimit të Mjeteve Mjekësore.