Krerët e lartë të politikës Evropiane mbajnë sot një takim në Budapest.
Tema kryesore është Siguria në BE.
Në këtë Samit merr pjesë edhe kryeministi Edi Rama. Liderët e Francës, Britanisë, Turqisë, Ukrainës e të Ballkanit do diskutojnë për sigurinë europiane dhe rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Rama është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Temë tjetër e rendit të ditës do të jetë diskutimi për konfliktn në Lindjen e Mesme, emigracioni i paligjshëm, siguria ekonomike apo energjia.
Nga BE-ja do të jenë të pranishëm Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme, Josep Borrell.