Kryeministri i Shqipërisë, në takimin me shqiptarë në New York, në ligjëratë të drejtë tha: Shqiptarët, që kthehen nga Amerika në Shqipëri për të hapur biznes, janë kaq të suksesshëm sa u dërgojnë para të afërmve që jetojnë në Itali apo Greqi.
Për kujtesë, Banka e Shqipërisë njofton se: “Remitancat arrijnë rekordin e 930 milionë eurove në 2023 nga cikli i ri i emigracionit dhe kanalet informale. Paratë që emigrantët dërgojnë te familjarët e tyre kanë shënuar rritje të ndjeshme në 2023, duke arritur nivelin më te lartë historik, të pakten që prej vitit 2008, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat.
Post Scriptum- ” Zarathustra” e kryeministrisë duhet të kuptojë se jo çdo rrëfenjë imagjinare përkon domosdoshmërisht me të vërtetën dhe se shifrat e larta të shpopullimit janë provë e pakundërshturshme për këtë.

