Ka nji orë që kam marr urbanin e Kamzës! Gjithsej kena ecë diku te 600 metër!
Përballe kam nji vajzë në gjumë! E gjeta në gjumë dhe as i ka hap sytë! Pak ma tutje fatorinua! Edhe ai në gjumë! Më mbeti 40 lekshi në dorë! Ai nuk zgjohet!
Në krah kam dy gra; njana e moshueme e tjetra e re! Duket se punojnë bashkë! E bane cope njanen qe kishin te puna! Nuk e kishin haberin fare pse ishte ba ashtu ajo! Kishte ndryshue dhe secila i kerkonte falje shoshoqes kur nxirrnin konkluzione per te!
Nja dy djem te rinj, jane mbeshtete per xhami! Jane n‘kame! Dielli ban punen e vet ne xham! Me cel ne dore ata po koten gjumi! Hedh syte pertej krejt jane gjume! Shoferi i vetmi qe flet me vedi! Shtyp butona kot hapje e myllje dyersh: asnjani nuk pipetin!
Une jam vigjilente! Demek jam nis per pune! Me sillet verdalle gjumi, po nga inati hedh veshtrimin jashte fjetores tone! Rrethue nga betoniere e makina luksoze! Kta luksozte i bien borise! Ia zbehin ulerimen ambulances: te pares, te dytes, tretes! Mrena atyne mjetesh shpetimi ska pshtim! S’ka gja: asht vullneti i Zotit-thone shqiptaret besimmdhenj!
Amerikano-inglizja qe lajmeron stacionet tha: erdhem te terminali! Gjumi nuk u trazue! U ngjiten edhe ca rrethore qe tentojne me shkue te qendra e Tiranes! Pikellohen! S’do shohin gja se kir te mrrijme do kete ra nata!
Mas rreth 2 oresh zgjohet faturinoja! Na kena ece 700 meter! I thote shoferit: sa paskam fjete…

