Dënimi i dhënë sot nga Gjykata e Apelit tregoi dhe një herë, se e vërteta kur është kundër regjimit, të merr edhe lirinë.
Jo vetëm është i diktuar dhe i pakuptimtë, por bëhet qellimisht për përhapjen e frikës. Për të thënë të vërtetën, nuk mjafton vetëm guximi për të folur, por të duhet të përballesh me regjimin e Ramës, një regjim komunist i moderuar!
Kur burgoset lideri i opozitës, dënohet deputeti pa asnjë shkelje, po qytetarët e
thjeshtë, a mund të gjejnë drejtësi?!
Çuditërisht nuk dënohesh kur grabit pronën publike, vjedh fondet publike, por vetëm nëse cënon Rama & Co!
Për fat të keq, regjimi monist kështu e nisi, duke i vrarë e i burgosur zërat e vërtetë kundër tij, derisa nuk denonconte më askush, pasi e dinte se ç’fund e priste!
Me këto akuza pa fakte, mund të dënohet çdo opozitar, sado i ndershëm dhe i vërtetë të jetë.
Lind pyetja:
– Kush e ka radhën?!
Igli Cara/ Dënimi i Salianjit apo kush e ka radhën?!
Leave a comment
Leave a comment

