Vetëm dy ditë pasi SPAK i komunikoi akuzën dhe e mori të pandehur, Jamarbër Malltezi mëngjesin e sotëm është paraqitur në Apelin e GJKKO.
Gjithashtu në GJKKO kanë mbërritur edhe avokatët e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Mësohet se Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë.

