Kjo është një rrugicë e ngushtë pranë shtëpisë time. Pa parkim, mes pallatesh edhe disa shtëpive private , ku është e pamundur të kalojnë njëkohësisht edhe makina edhe këmbësori . Njëri duhet të ndalojë që të kalojë tjetri. Aty, gjendet nje hotel i vogël , që paskërka marrë klasifikimin me 5 yje edhe bashke me të licencën e kazinosë , përvec lehtësive fiskale. Klasifikimi i këtij hoteli si hotel me 5 yje , pa frikë mund të hyjë në rekordet botërore të talljes me standartet.
Ligji i lojrave të fatit të cilin e mbroja në 2015 derë më derë komisioneve parlamentare , në debate të forta me mosbesuesit sot është shkërmoqur si kështjellë rëre, është grisur copash në hyrjen e kësaj kazinoje.
Cilat ishin qëllimet e përbashkëta të skuadrës? Kush ka ngrenë kësaj radhe “dardha e mollë” pas kurrizit të Liderit, e ka ngritur kazino në një vrimë me “pesë yje”në qendër të Tiranës?
Kush janë pelivanet , në këtë rast gra nga ato të pakorruptueshmet , që më bëjnë të skuqem deri tek veshët, sa herë kaloj para kësaj pamje, që tallet me besimin tim, sa herë e shoh?
Kjo kazino në derën e shtëpisë , është dënimi më epik që mund të marrë një “besimtar naiv”.
si puna ime .
Mua më vjen turp !
(Shkurt 2023)

