Duke marrë shkas nga këshillat për tre pyetje që shtron publikisht e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn, ing. Ajet Ramçaj i është përgjigjur Zonjës së nderuar në rrjetet sociale si më poshtë:
Ajet Ramçaj
Tre përgjigje për pyetjet që bën e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn!
1.Cilin vend duhet të vizitoj të parin?
Çdo Trevë shqiptare ka veçantinë e saj gjeografike, etnografike, traditat, kulinari dhe të gjitha kanë mikpritjen e mrekullueshme.
Unë mendoj se pavarësisht se është tjetër shtet, por i njëjti popull, së pari vizitoni Kosovën çliruar edhe me ndihmën Tuaj si Shtet.
2.Cili është ushqimi që duhet të provoj të parin me patjetër.
Gjej rastin t’ju ftoj në një darkë me pjesëtarë të një organizate idealistësh.
Ne si Grupim Dhjetor 90 ju ftojmë në një darkë ku jo vetëm do ju tregojmë gatimet tradicionale të secilës Trevë të Republikës së Shqipërisë, pasi e tillë asht përbërja jonë, por edhe do mësoni historinë e vërtetë të 34 viteve përpjekje të Shqiptarëve për Demokracinë pasi asht Histori që e kemi nisë ne, por nuk u vazhdua siç e nisëm jo për fajin tonë.
3.Cilin libër që tregon Shpirtin e vendit tuaj më rekomandoni?
Duke insistu që darka me ish- studentë të Dhjetorit 90, do mësoni më shumë për atë çfarë u duhet për të ushtruar detyrën Tuaj këtu,se sa po të lexoni 100 libra, ku tek shumica nuk do gjeni ose do gjeni me pakicë të vërtetën.
Gjithësesi, libër me lexu të parin u rekomandoj atë me titull: “Rrno për me tregu”,të At Zef Pëllumbi.
Duke ju uru punë të mbarë në dobi të dy vendeve, me dashamirësi Kryetari i Grupimit Dhjetor 90 Ing.Ajet Ramçaj.