Në këto ditë përvëluese kur uji i pijshëm është domosdoshmëri jetësore, lagje të ndryshme të qytetit dhe Njësive Administrative vuajnë mungesën e ujit përgjatë gjithë ditës.
Një rast denoncues është ai i banorëve të lagjes “Skëndërbeg”, rruga “Amadeo” të cilët prej 3 javësh nuk kanë ujë fare në banesat e tyre dhe ndonëse janë ankuar pranë Ujësjellësit në formë zyrtare (dokumenti më poshtë) nuk kanë marrë asnjë zgjidhje të problematikës.
Kanë kërkuar takim me drejtorin e Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe me kryetarin e Bashkisë, por asnjëri nuk ka pranuar t’i presin dhe të dëgjojnë problematikën e tyre. Këto janë shërbimet e Rilindjes të cilët përveçse nuk i përgjigjen kërkesave të qytetarëve nuk marrin as mundimin t’i kthejnë një përgjigje e të realizojnë takim me ta.
Ndërkohë që propaganda e kryebashkiakut po kalon kufinjtë e marrëzisë, Ndërmarrja e Ujësjellësit gjithashtu mendon të rrisë çmimin e ujit të pijshëm në një kohë që ky shërbim jetik mungon tek qytetarët për 24 orë.
(Më poshtë denoncimi i njërit prej banorëve dhe kërkesa e bërë pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit)