Një aksident i rëndë automobolistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kalimash.
Mësohet se është përmbysur një kamion i ngarkuar me krom dhe si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit.
Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi S. Lugja dhe punonte si shofer i një firme që shfrytëzon kromin në Kalimash.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.