KJO ËSHTË FOTOJA E NJË “SUKSESI” QË NUK PO E SHIHNI NË VIDEOT E PROPAGANDËS.
Pacientë me Policitemi Vera më kanë kontaktuar duke më thënë se prej rreth 4 muajsh mungon bari që u nevojitet për trajtimin e tyre.
Ndërkohë, çdo ditë shohim video dhe prezantime për “sukseset” në shëndetësi.
Por për pacientin pyetja është shumë më e thjeshtë:
Çfarë vlere kanë këto video, kur bari që i duhet për trajtim mungon prej muajsh?
Policitemia Vera është një sëmundje kronike e gjakut që kërkon trajtim dhe monitorim të vazhdueshëm. Prandaj, përveç mungesës së barit, është e papranueshme edhe mungesa e një përgjigjeje: pse mungon, kur do të vijë dhe çfarë duhet të bëjnë pacientët deri atëherë?
Ministria mund të vazhdojë të publikojë videot e saj për sukseset.
Unë do të preferoja të shihja një video shumë më të thjeshtë: atë ku pacientëve u thuhet se bari ka mbërritur dhe trajtimi i tyre nuk do të ndërpritet më.
Pacientët nuk trajtohen me propagandë, por me barna.


