NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
    2 days ago
    Kaos institucional në Bashkinë Tiranë/ Ilda Zhulali kërkon mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak
    5 days ago
    Rama ka nisur procedurat për prishjen e kontratës së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë të njëanshme/ Serjani: Pasoja shumë të rënda financiare dhe juridike për Shqipërinë.
    5 days ago
    Sali Berisha drejt SHBA, kreu i PD: Do marr pjesë në një konferencë të Partisë Republikane
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lutfi Dervishi/ 1200 kryevepra në një muaj! Çfarë do më tepër ky popull?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
Kryesore Politikë
Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.
Aktualitet
Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?
Të tjera
Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA
Të tjera
Kryefamiljari u mor zvarrë nga Policia në sy të fëmijëve, Skënder Hita pezullon 3 efektivët
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lutfi Dervishi/ 1200 kryevepra në një muaj! Çfarë do më tepër ky popull?

Neutrale
Last updated: 2024/07/26 at 10:55 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Në një përpjekje rraskapitëse për të qëndruar më afër njerëzve qeveria shqiptare ka thyer të gjitha rekordet e postimeve në Facebook. Me një normë prej 43.1 postimesh në ditë, ministrat tanë janë bërë influencues të rrjeteve sociale, më të njohur se yjet e Instagramit dhe tiktok-ut.

Në krye të kësaj gare titanike për postimet qëndron Ministri i Brendshëm Taulant Balla me 276 postime në muaj. Duket se ai nuk ka kohë për t’u marrë me çështjet e rendit dhe sigurisë, sepse është shumë i zënë me komente, like dhe share. Lufta për klikime në radhë të parë, pastaj lufta ndaj krimit të organizuar. Për ministrin, çdo klikim është një goditje ndaj krimit, çdo like një medalje nderi për policinë.

Kryeministri Edi Rama, një përdorues i flaktë i Facebook, mban vendin e dytë me 174 postime. Nuk është e qartë se si ja del të menaxhojë vendin, rajonin, botën dhe më gjerë, por është e sigurt që ai menaxhon mrekullisht profilin e tij në Facebook/instgrax/tiktok. Si një mesia i rrjeteve sociale, Rama na premton parajsën me postimet e tij. Çdo postim nuk është thjesht një imazh, apo një zotim, por një kryevepër që meriton të varet në Louvre, një Mona Lisa e epokës digjitale!

Në anën tjetër të spektrit qëndron Ministri i Financave Ervin Mete me vetëm 6 postime në 30 ditë. Është e pafalshme që ka harruar të klikojë butonin “post”, aq më tepër që çdo ditë leku arrin maja të reja në raport me euron. Ndoshta ka humbur fjalëkalimin e tij, ndoshta është humbur në një labirint burokratik. Në këtë pjesë të botës jemi mësuar me humbje. Eskili humbi tragjedite, Mete humbi password-in.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, e cila nuk ka arritur as të futet në tabelën e më të postuarve, mund të konsiderohet si një shans i humbur për marketingun online të qeverisë. Ku je fshehur zonja ministre? Populli kërkon meme, jo masa ekonomike! Si mund të kuptojmë rëndësinë e reformave pa një gif?

Me 1293 postime në muaj, qeveria ka arritur një normë mesatare prej 43.1 postimesh në ditë. Cila qeveri tjetër ka punuar më shumë?! Pesë postime çdo orë! Zgjohesh në mëngjes dhe sheh postime për kantiere që janë hapur prej 10 vitesh dhe vijon puna pa u ndalur. Në drekë me rritjen e temperaturave, sheh policë që shpërndajnë ujë të ftohtë për turistët. Pasdite ke plazhet të mbushura plot dhe në darkë, si frymëzim për të nesërmen, sheh pamje me drone në vende të mrekullueshme që nuk ka shkelur këmba e njeriut. Një orkestrim perfekt i realitetit virtual, ku çdo postim është një ëndërr e bërë realitet digjital.

Qeveria e di se postimet nuk mbushin barkun bosh, nuk mbarojnë rrugë, nuk përmirësojnë gjendjen në shkolla e spitale dhe nuk zgjidhin asnjë problem, por postimet janë ushqimi më i mirë për popullin e Facebook-ut. Në këtë univers paralel, ku çdo gjë është e mundur përmes një postimi, qeveria ka krijuar një utopi ku të gjithë jemi të lumtur, të gjithë jemi të ngopur, dhe të gjithë jemi pjesë e maksimës shkodrane: lum çfarë shoh e mjer dëgjoj!

P.S. Ideja për këtë shkrim është marrë nga postimi i mëposhtëm të gazetarit Isa Myzyraj

Neutrale July 26, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
2 days ago
Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.
2 days ago
Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?
2 days ago
Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA
2 days ago
Kryefamiljari u mor zvarrë nga Policia në sy të fëmijëve, Skënder Hita pezullon 3 efektivët
2 days ago

Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët

Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.

Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?

Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?