Nga Prof.Artan Fuga
Unë nuk e di si jeni ju, qofshi të lumtur!
Unë për vete ndjehem një qytetar i vjedhur, i grabitur, i dhunuar në të drejtat e mia, nga ana e trajtimit si klient dhe jo vetëm, i persekutuar, i përbuzur, i imbecilizuar nga një propagandë që i thotë të zezës e bardhë, i poshtëruar si shqiptar që jeton në trualin e vet !
Duke u ndjerë i dhunuar, vazhdoj të bëj banja deti, të pi birrë a verë, të shëtis, të lexoj, të shkruaj, të shoh kampionatin evropian të futbollit, të zbavitem me miq, të filozofoj dhe të jap mësim brenda dhe jashtë vendit, të jem profesor dhe akademik !
Por, kjo nuk i heq asgjë faktit që grabitem çdo sekondë, vidhem çdo dekikë, dhunohem në të drejtat e mia edhe kur fle!
Jam një shqiptar i përbuzur!
Ju qofshi mirë!