Çfarë kujtuan shkodranët se Rama do t’ju lerë Shkoderlocen e Idromenos, Filip Shirokës, Luigj Gurakuqit, Marubit e shume të tjerëve?!!!
Jo, Edi Rama do bëjë Shkodren e tij, ashtu siç ka bërë me çdo qytet që ka menaxhuar partia e tij.
Shkodra nuk ka parë asgjë akoma me çfarë po projektohet të bëhet në atë qytet dhe rrethinat e saj.
Nqs sot Shkodranët aksesojnë çdo bukuri të atij qyteti unik, shumë shpejt do t’i shikojnë me dylbi ato.
Turistët në atë qytet sot vijnë se nuk ka kulla, por arkitekturës të veçantë, vijnë për kulturën dhe natyrën e mrekullueshme të saj, por shumë shpejt edhe ata do t’i kthejnë kurrizin sepse Beneti s’ka shtyllë kurrizore që të ndalojë masakrën që po planifikohet.