NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
    21 hours ago
    Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
    2 days ago
    Kryetari i PD-së Sali Berisha intervistë për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
    3 days ago
    Belind Këlliçi: Kush e turpëron Shqipërinë?!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Biznesmeni nga Bulqiza akuza të rënda juristes Eni Çobani për shantazh në emisionin televiziv “Shihemi në Gjyq”
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Gëzim Zilja/ Edi Rama varrmihës i kulturës dhe artit shqiptar
Të tjera
Laureta Petoshati/ Pse ardhja e Kanye West ngjall debat në Vlorë
Të tjera
Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
Kryesore Politikë
Bashkëbisedim me qytetarët/ Koncerti i Kanye West, Berisha: Rama kreu krim kushtetues duke i dhënë para nga fondi i emergjencave
Të tjera
Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Biznesmeni nga Bulqiza akuza të rënda juristes Eni Çobani për shantazh në emisionin televiziv “Shihemi në Gjyq”

Neutrale
Last updated: 2024/07/17 at 10:10 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Është biznesmeni Lulzim Hupi, pronar i agrobiznesit dhe bujtinës “Kulla e Hupit”, i cili me një postim në rrjetet sociale ka hedhur akuza të ashpra ndaj Eni Çobanit, drejtueses së emisionit televiziv “Shihemi në Gjyq”, në “E diela shqiptare”

Reagimi i plotë i tij:

Lulzim Hupi

Një sqarim për sulmet e Eni Çobanit, të cilës nuk i shkova në gjyqin televiziv!

Të dashur miq, ju që më njihni e s’më njihni, ju që e keni vizituar bujtinën në kullën tonë ose jo. Dua të ndaj me ju sot një shqetësim.
U shokova kur dëgjova një sulm që kishte bërë ndaj biznesit tim familjar Eni Çobani, që bën një program në Televizionin Klan ditën e diel. Më kishte bërë një gjyq në mungesë. S’kishte lënë akuzë pa bërë, deri sa në fund më akuzonte se kam shkelur Ligjin Tregtar dhe Kodin Penal.
Shumë shkurt:
Një bashkëfshatar dhe kushuri i largët, më kishte paditur mua në gjyqin e Enit, se përse unë e quaj biznesin tim në promovimin publik “Kulla Hupi”. Arsyeja është sepse edhe familja e tij trashëgon një ndërtesë të vjetër, Kullën e Sulejman(Sul) Hupit, e cila është Monument Kulture, që prej vitit 1979. Në regjistrin e monumenteve të Kulturës qarku Dibër është regjistruar si: “BANESA E SUL HUPIT NË FSHATIN DUSHË”
Edhe unë kam të trashëguar nga të parët e mi një ndërtesë të vjetër, të paktën 200 vjeçare, një kullë guri. Pas shumë vitesh punë në emigracion, u ktheva në fshatin tim në Lepurak-Dushaj, Bulqizë dhe pjesën që më takon të kullës time e shndërrova në një bujtinë. Këtu fillon “lufta”.
Bashkëfshatari im shkon tek gjyqi i Enit dhe Eni me fton të dilnim “ta sqarojmë këtë punë” në studio, ditën e dielë në TV Klan. E takova me mirësjellje dhe i thashë se nuk dua të bëhem pjesë e këtyre gjërave, nëse ka probleme, ka gjykata që i zgjidhin këto punë. Ajo më kërkoi sërish që unë të merrja pjesë ne gjyqin e saj, duke me thënë se “Gentiani- bashkëfshatari im- do të vazhdojë dhe ftesa për ty është sërish e hapur”. Unë e mbylla komunikim duke thënë se Gentianit i uroj punë të mbarë, ta restaurojë objektin që trashëgon, ta bëjë edhe më të mirë se timin dhe ta gëzojë. Unë thjeshtë i thashë, nëse më sulmoni biznesin, do ju padis. Dhe këtë zonja që e quan kërcënim. Sepse ju atje në televizon mund të thoni ç’të doni, ndërsa kur ne që punojmë nga 18 orë në ditë, kur tentojmë të mbrohemi, quhet kërcënim.
Meqë unë refuzova gjyqin televiziv, u gjenda nën një monolog-agresiv të zonjës, duke iu drejtuar kameras në mënyrë të paprecedentë: “Shqiptarë, kjo nuk është Kulla Hupi. Julian Hupi ka shkelur ligjin, ka shkelur Ligjin Tregtar dhe Kodin Penal”.
E tmerrshme! Si është e mundur që nje njeri që ka në dispozicion një hapësirë televizive ta përdorë atë si një frëngji lufte, të sulmojë, shpifë, e denigrojë me shumë pasion dikë që guxoi të refuzojë ftesën e pjesëmarrjes në SHOW e saj mediatik.
Zonjë e nderuar!
Unë quhet Julin Hupi, pra kam mbiemrin HUPI. Kam trashëguar një kullë, një shtëpi guri të vjetër, me çertifikatë pronësie dhe me tri kate, madje dhe një dhomëz që quhet dhoma e luftës, me frëngji ku luftonin burrat kur sulmohej kulla. Edhe katragjyshi, stërgjyshi, gjyshi, im atë dhe unë mbajmë mbiemrin HUPI. Për pasojë kjo vazhdon edhe sot të quhet Kull Hupi. Edhe para se ta bëja bujtinë kullë i thoja, sepse ne malësorët kulla u themi shtëpive.
Ju më akuzoni në televizion se kam shkelur ligjin tregtar. Emri im tregtar është “Julian HUPI P.F”. Nuk ka asnjë subjekt tjetër me këtë emër. Ju më kërkoni llogari mua pse e quaj kullën time “Kulla HUPI”.
Po si ta quaj, Kulla Çobani? Apo mos ta quaj kullë fare, ta quaj supermarket? Apo PUB, diskotekë, si mendon ti zonjë? Atë kohë zonjë, çdo shtëpi guri ishte në formën e kullës, sepse ne mbroheshim edhe nga serbët edhe nga njëri-tjetri. Me serbët kemi bërë paqe ndërkohë, por me njëri-tjetrin ende. Ka nëpër fshat dhjetra kulla, Kulla e Currit, Kulla e Shahut, Kulla e Karajt… etj etj. Nuk ka çertifikatë se cila ndërtesë quhet kullë zonjë. Kulla e bashkëfshatarit e bashkëkushëririt tim është edhe monument kulture dhe ky është ndryshimi. Unë do të isha i kënaqur që edhe ajo ti shërbente turizmit të zonës tonë të varfër. Unë nuk ia kam marrë këtë status. Bile jam i lumtur që nuk e kam monument kulture, pasi të ndërhysh në një objekt-monument kulture është odise më vete.
Gjithësesi, nëse bashkëfshatari im i drejtohet gjykatës së shtetit, unë do ti përgjigjem ftestës së saj me shumë korrektesë. Unë problemet i zgjidh në gjyqin e shtetit dhe për gjyq njoh vetëm atë. Nëse ti bën SHOW televiziv, unë s’jam preje për këtë lloj produksioni, me vjen keq. Unë dhe familja ime punojmë nga ora 5 mengjesit deri në 12 të natës.
Ndaj dhe bashkë do të përballemi në gjyqin e vërtetë, jo në gjyqin tënd.
Të kesh në dispozicion një hapësirë televizive nuk është favor që ti ta përdorësh për të sulmuar të tjerët, pavarësisht arsyeve. Televizioni është pushtet dhe ai që e zotëron atë pushtet duhet të tregojë pergjegjshmëri në mënyrën se si e përdor.
Në fund:
Ju e dini atë historinë me dy fshatarët që po kthehesin në shtëpi pa asnjë kacidhe në xhep, kur gjetën shishen me Xhindin brenda.
-Më nxirrni prej këtu, e do ju plotësoj çdo dëshirë që të kenti- u tha ai.
I pari kërkoi një lopë.
-Po ti – iu drejtua të dytit – çfarë dëshire kë?
-Merrja lopët këtij që ia dhe.
Bashkëshatarin tim mund ta mirëputoj në këtë këndvështrim, po ti çfarë ke me lopën time, që e kam blerë me para djerse e gjaku dhe tani që kam filluar ta mjel, më godet me gurë nga frëngjia jote televizive.
Të dashur miq!
Unë nuk kam fuqinë e një televizioni. Unë bëj një biznes familjar. Por kërkoj ndihmën tuaj ta shpërndani këtë reagim, për ti thënë të gjithë atyre që e kanë frekuentuar bujtinën tonë, Kullën Tonë, apo atyre që thjeshtë kanë dëgjuar sulmet e bëra ndaj meje, se jam një njeri që të vetmet të drejta që kam shkelur në këtë botë janë ato të familjes time, që nuk njohin as të shtunë, as të dielë..!

Dhe te gjitha kercenimet qe vijne nga rrejtet sociale do ti publikojme ne vazhdim!

Neutrale July 17, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Gëzim Zilja/ Edi Rama varrmihës i kulturës dhe artit shqiptar
3 hours ago
Laureta Petoshati/ Pse ardhja e Kanye West ngjall debat në Vlorë
18 hours ago
Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati
21 hours ago
Bashkëbisedim me qytetarët/ Koncerti i Kanye West, Berisha: Rama kreu krim kushtetues duke i dhënë para nga fondi i emergjencave
1 day ago
Belind Këlliçi: Edi Ramës i ka ngelur vetëm të mbyllë internetin!!!
2 days ago

Gëzim Zilja/ Edi Rama varrmihës i kulturës dhe artit shqiptar

Laureta Petoshati/ Pse ardhja e Kanye West ngjall debat në Vlorë

Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar (dt. 15.07), zgjidhen nënkryetarët dhe sekretariati

Bashkëbisedim me qytetarët/ Koncerti i Kanye West, Berisha: Rama kreu krim kushtetues duke i dhënë para nga fondi i emergjencave

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?