NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Moody’s bën paralajmërim serioz lidhur me tregun e pasurive të paluajtshme/ Reagon Belind Këlliçi: Pjesa që qeveria fsheh nga vlerësimi i Moody’s për sektorin e ndërtimit!
    43 minutes ago
    Paradoksi–Bashkia Mat është pro shkrirjes së Bashkisë Klos/ Reagon deputetja Denisa Vata: KESHILLI BASHKIAK I MATIT APO KOMITETI I PATRONAZHISTEVE?
    45 minutes ago
    Paraqitja në SPAK/ Berisha numëron skandalet e kryeministrit: Në SPAK duhej të futeshe me maskë se kundërmonin dosjet e Ramës, skllevërit e tij nuk guxojnë ta marrin në pyetje
    50 minutes ago
    Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
    1 day ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: SPAK sekuestron kompaninë “5D” të drejtorëve të Bashkisë Tiranë dhe disa nga pasuritë e tyre
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Moody’s bën paralajmërim serioz lidhur me tregun e pasurive të paluajtshme/ Reagon Belind Këlliçi: Pjesa që qeveria fsheh nga vlerësimi i Moody’s për sektorin e ndërtimit!
Kryesore Politikë
Paradoksi–Bashkia Mat është pro shkrirjes së Bashkisë Klos/ Reagon deputetja Denisa Vata: KESHILLI BASHKIAK I MATIT APO KOMITETI I PATRONAZHISTEVE?
Politikë
Paraqitja në SPAK/ Berisha numëron skandalet e kryeministrit: Në SPAK duhej të futeshe me maskë se kundërmonin dosjet e Ramës, skllevërit e tij nuk guxojnë ta marrin në pyetje
Kryesore Politikë
Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
Politikë
Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

SPAK sekuestron kompaninë “5D” të drejtorëve të Bashkisë Tiranë dhe disa nga pasuritë e tyre

Neutrale
Last updated: 2024/07/09 at 9:34 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sekuestron kompaninë 5D dhe disa prej pasurive të drejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Njoftim i plotë

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar hetimet paraprake për procedimin penal nr.75, të vitit 2023, që bën fjalë për veprat penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike”, “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 257/a/2, 258/2, 244, 259/2 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Nga ana e organit procedues janë kryer veprime të mëtejshme hetimore për të përcaktuar shumat monetare që janë përfituar nga shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k. si rezultat i realizimit të kontratave publike të përfituara në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat e prokurimit publik, si dhe si rezultat i veprimeve të kundraligjshme që përbëjnë veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 258 dhe 259 të Kodit Penal.

Po kështu, janë kryer veprime hetimore për të verifikuar mënyrën e qarkullimit të shumave monetare që përbëjnë “produkt” të veprës penale, duke përfshirë veprimet financiare të kryera nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k brenda aktivitetit të saj tregtar, si dhe destinacionin e shumave monetare të transferuara nga shoqëria tregtare në drejtim të subjekteve të tjera tregtare apo në drejtim të personave të tretë.

Nga veprime hetimore të kryera në këtë drejtim janë mbledhur provat e nevojshme nga të cilat krijohen dyshime të arsyeshme se, shumat monetare të përfituara në mënyrë të parregullt nga shoqëria “5D Konstruksion” sh.p.k që përbëjnë “produkt” të veprës penale, pjesërisht janë nxjerrë jashtë sistemit bankar nëpërmjet skemës së pagesave për punime fiktike duke u disponuar në gjendje “cash” nga pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare, si dhe pjesërisht janë ri-investuar në aktivitetin tregtar të shoqërisë tregtare të mësipërme. Janë mbledhur prova të mëtejshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shumat monetare të përfituara në gjendje “cash” janë përdorur më pas për të investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Pasi janë kryer veprimet hetimore të nevojshme Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në datën 24.06.2024, kërkesën për vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për disa pasuri që mundet të konfiskohen.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.388, datë 05.07.2024, ka vendosur pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme dhe caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasuritë si më poshtë:

-Shoqëria tregtare “5D Konstruksion” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, si shoqëri tregtare që është përdorur dhe ka shërbyer si mjet për të realizuar veprat penale, që lejohet të konfiskohet sipas nenit 36/1, shkronja (a) të Kodit Penal.

-Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 506.25 m² dhe ndërtesë me sipërfaqe 164 m², ndodhur rrugën “Tefta Tashko”, Tiranë, rregjistruar në emër të shtetasve S.M dhe O.M, si pasuri e përfituar pjesërisht nga burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale.
-Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 51.3 m², ndodhur rrugën “Tefta Tashko”, Tiranë, rregjistruar në emër të shtetasve S.M dhe O.M, si pasuri e përfituar pjesërisht nga burime financimi që rrjedhin nga produkte të veprës penale.

Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të saj, në zotërim të shtetasit R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.

-Pasuria 24 % e kuotave në shoqërinë tregtare “Mediterranean Investment Group” sh.p.k, me seli në Durrës, rregjistruar në emër të shoqërisë tregtare “Restur” sh.p.k, me ortak dhe administrator R.M, si pasuri vlera e të cilës i korrespondon vlerës së produktit të veprës penale dhe që mund të konfiskohet bazuar në nenin 36/1 shkronja (ç) të Kodit Penal.
-Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 122.7 m², me emërtimin B_43, si dhe pasuritë parkim Nr.P24 me sipërfaqe të përgjithshme 42 m² dhe parkim nr.P25 me sipërfaqe të përgjithshme 42 m², për të cilat është lidhur kontrata e sipërmarrjes midis shtetases S.Q. dhe shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si pasuri që rrjedh nga produktet e veprës penale dhe për këtë shkak është pasuri që mundet të konfiskohet.

-Pasuria e paluajtshme e llojit apartament me sipërfaqe të përgjithshme 86.4 m², me emërtimin A_42, për të cilën është lidhur kontrata e sipërmarrjes datë 29.09.2023 midis shtetases S.Q dhe shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, si pasuri që rrjedh nga produktet e veprës penale dhe për këtë shkak është pasuri që mundet të konfiskohet.

Në datën 08.07.2024 policia gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara kanë nisur veprimet përkatëse procedurale për vënien në ekzekutim të vendimit gjyqësor të mësipërm, me qëllim marrjen në administrim të pasurive të sekuestruara. Veprimet e ekzekutimit të vendimit gjyqësor janë në proces dhe po vijojnë të kryhen edhe në ditën e sotme.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, vazhdojnë hetimet për fakte të tjera penale apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e hetimeve të këtij procedimi penal”.

 

Neutrale July 9, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Moody’s bën paralajmërim serioz lidhur me tregun e pasurive të paluajtshme/ Reagon Belind Këlliçi: Pjesa që qeveria fsheh nga vlerësimi i Moody’s për sektorin e ndërtimit!
43 minutes ago
Paradoksi–Bashkia Mat është pro shkrirjes së Bashkisë Klos/ Reagon deputetja Denisa Vata: KESHILLI BASHKIAK I MATIT APO KOMITETI I PATRONAZHISTEVE?
45 minutes ago
Paraqitja në SPAK/ Berisha numëron skandalet e kryeministrit: Në SPAK duhej të futeshe me maskë se kundërmonin dosjet e Ramës, skllevërit e tij nuk guxojnë ta marrin në pyetje
50 minutes ago
Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
1 day ago
Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
1 day ago

Moody’s bën paralajmërim serioz lidhur me tregun e pasurive të paluajtshme/ Reagon Belind Këlliçi: Pjesa që qeveria fsheh nga vlerësimi i Moody’s për sektorin e ndërtimit!

Paradoksi–Bashkia Mat është pro shkrirjes së Bashkisë Klos/ Reagon deputetja Denisa Vata: KESHILLI BASHKIAK I MATIT APO KOMITETI I PATRONAZHISTEVE?

Paraqitja në SPAK/ Berisha numëron skandalet e kryeministrit: Në SPAK duhej të futeshe me maskë se kundërmonin dosjet e Ramës, skllevërit e tij nuk guxojnë ta marrin në pyetje

Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?