NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    11 months ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    10 months ago
    Protesta/ Mesazhi i Berishës: U drodh nga themelet narko-kracia e Ramës, edhe kritikët e opozitës mbetën pa tekst
    10 months ago
    Të Fundit
    Berisha në konferencë shtypi: Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirëshme! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit
    6 days ago
    Kandidatja e PS-së, Zegjine Caushi nën hetim të Prokurorisë për kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
    2 weeks ago
    Thirrja e Ilir Metës:Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.
    2 weeks ago
    Dimal/ Berisha me fermerët: Subvencionet për ju do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Mbërrin kulla më e lartë në Tiranë me 65 kate; KKT kalon lejet për disa projekte të tjera shumëkatëshe (44 leje ndërtimi)
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Votat e diasporës/ Reagon Belind Këlliçi:ÇMENDURI E PAPARË DER SOT!
Të tjera
Dr. Ilir Allkja/ GABIMET MË TË ZAKONSHME QË MUND TË NDIKOJNË NË KOLESTEROLIN TUAJ
Të tjera
Lutfi Dervishi/ Protesta mes emocioneve dhe fakteve
Të tjera
Nga Marash Logu (Jurist i PD pranë KQZ):FAKTET LIDHUR ME VOTËN E DIASPORËS NË GREQI
Të tjera
Nikoleta Kovaçi/ Liderat e vendeve të pasura, mirësevini në Shqipni…turistë të ftuem me të gjitha të pagueme
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Mbërrin kulla më e lartë në Tiranë me 65 kate; KKT kalon lejet për disa projekte të tjera shumëkatëshe (44 leje ndërtimi)

Neutrale
Last updated: 2024/07/05 at 3:29 PM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

Tirana po vendos ditë pas dite rekorde me projekte kullash dhe së fundmi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e zhvillimit për një ndërtesë me 65 kate mbi tokë dhe gjashtë nën tokë.

Në mbledhjen e fundit të zhvilluar këtë fillim korriku (2 korrik 2024) KKT kishte ne axhendë miratimin e disa lejeve të ndërtimit apo zhvillimit për  projekte kullash ku më kryesorja është ajo në Bulevardin e Ri që lë pas projektin “Mount Tirana” që është deri më tani projekti me lartësinë më të madhe, me 58 kate.

Në listën e KKT janë edhe disa projekte në rrugën “Dritan Hoxha” me 35 kate, apo në rrugën “Teodor Keko”, me lartësi 50 kate mbi tokë. Tashmë duket se kullat po kalojnë zonën brenda unazës duke u shtirë edhe në pjesën më periferike të kryeqytetit.

Një projekt që parashikon një kompleks multifunksional reziedencial prej 27 kate në zonën e Kasharrit.

Përpos vendimeve të kullave qeveria ka dhënë disa leje të tjera për projekte të institucioneve publike si Autoriteti Portual Durrës apo Ministrinë e Mbrojtjes apo kompanitë publike të energjisë teksa në seri ka miratuar edhe disa impiante fotovolatikë.

Nga viti 2019 në Tiranë ka pasur një rritje të ndjeshme lejeve të dhëna për ndërtim. Sipas të dhënave të INSTAT për vitet 2019-2023 janë dhënë leje ndërtimi për 6.5 milionë m2 nga 4.2 milionë m2 për periudhën 2010-2018.

Lista e vendimeve të miratuara në 2.7.2024

    1.Leje Ndërtimi për objektin: “Porti i Durrësit – Porto Romano, faza fillestare”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues Autoritetin Portual Durrës.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i kompleksit të Akademisë së Futbollit Durrës, me ambjente sportive dhe në funksion të Fondacionit “Durrah City Football Academy”, me 1, 2 dhe 3 kates mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në zonën e Spitallës, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues Fondacionin “Durrah City Football Academy”.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Ofiçinës së Repartit Ushtarak Nr. 4007”, me vendndodhje në zonën ushtarake të Pezë Helmës, Bashkia Tiranë, me zhvillues Repartin Ushtarak Nr. 4007.

• Leje Zhvillimi për objektin: “Granizoni Ushtarak Pocestë”, me vendndodhje në Bashkinë Korçë, me zhvillues Repartin Ushtarak Nr. 1001.

• Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i Nën/Stacionit 110/20/10 kV”, me vendndodhje në Piqeras, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.

• Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i Nën/Stacionit 110/35/20 kV Akerni – Aeroport”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Realizimi i murit rrethues të godinës së re të SPAK”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Përshtatjen e ambjenteve të brendshme të objektit “Inkubatori i Biznesit” në zyra për strukturën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe ndërtimi i Urës lidhëse midis dy objekteve eksiztuese”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

• Leje Ndërtimi për objektin: “Realizimin e plansistemimit, ambjenteve ndihmëse dhe teknike në objektin e Xhamisë së Plumbit, Bashkia Shkodër”, me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Fondacioneve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Porto Oriku” Barrierë detare për akomodimin e mjeteve lundruese me shërbime ndihmëse, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Qendra Peshkimit Oriku” sh.p.k.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Flower Tower”, me vendndodhje në Rrugën e Barikadave, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Ober” sh.p.k, “Kleal – Invest” sh.p.k dhe “Xhajs Tirana” sh.p.k.

• Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Banimi, Shërbimi dhe Hotelerie 4, 5, 23, 24, 57, 58 dhe 65 mbi tokë me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Top Seven Tower”, zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion rezidencial dhe shërbime prej 33 dhe 35 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Top Seven Construction” sh.p.k.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi, hotelerie me shërbime 1, 25, 39, 50 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë, në Rrugën “Teodor Keko”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqëritë “Xh & M” sh.p.k, “Alfazed” sh.p.k dhe “Smart Construction Invest” sh.p.k

• Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë banimi, shërbimi dhe funksione të përziera me 20 kate mbi tokë dhe 4 kat nëntokë”, me vendndodhje pranë Rrugës “Sulejman Delvina”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Babasi Coo” sh.p.k.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 4, 6, 8, 9 dhe 11 kate mbitokë me 2 kate nën tokë”, me vendndodhje në Rrugën “Feizi Himzo”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Orion” sh.p.k.

• Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks multifunksional, rezidencial dhe shërbime 2, 3, 4, 8, 10 dhe 27 kate mbi tokë”, me vendndodhje në Kashar, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana West Center” sh.p.k.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë me funksion hotelerie, shërbimesh dhe zyra prej 12 kate + atik mbi tokë dhe 7 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Vaso Pasha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “IBN” sh.p.k.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me objekt shërbimi 1-3 kate dhe vila banimi 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë, me pishina dhe mur rrethues”, me vendndodhje në njësinë strukturore FA/47, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rolling Hills By The Lake” sh.p.k.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial “Park Houses” me objekte banimi me struktura 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë, me 1-2 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në Mjull-Bathore, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “EBG” sh.p.k.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me banesa individuale 1 dhe 2 kate me mure rrethuese dhe godina banimi 1, 2, 3 dhe 4 kate me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Trema Investment” sh.p.k.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks hoteleri, shërbim dhe banimi me 6 deri në 15 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën Egnatia, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vezi Group” sh.p.k.

• Leje Zhvillimi për objektin: “Resort multifunksional, banim, hotel dhe shërbime”, Faza I, me vendndodhje në zonën e Lëkursit, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.

• Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks Turistik Breathe”, me vendndodhje Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dag Construction” sh.p.k.

• Leje Zhvillimi për objektin: “Niko Coastal Retreat” Struktura rezidenciale me 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë, 2 kate nëntokë dhe hapësira shërbimesh të përbashkëta, me vendndodhje në segmentin e ri të rrugës Palasë-Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Niko P&I” sh.p.k dhe “Drimadhë I&I” sh.p.k.

• Leje Zhvillimi për objektin: “Il Borgo Boutique Hotel”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues Z.Ervis Morina, Z.Ilir Hoxha dhe Z.Klodian Hoxha.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi hotelier me 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Capital B” sh.p.k.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks shërbimi dhe banimi me 4 dhe 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Beta Construction” sh.p.k.

 29 Leje Ndërtimi për: “Objekt polifunksional me shërbime, hoteleri dhe apartamente banimi 5, 10 dhe 18 kate mbi tokë dhe 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues shoqërinë “G&E investment”          sh.p.k.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks banimi dhe shërbimi 5 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Shëngjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Junik” sh.p.k.

• Leje për rishikim të kushteve të lejes gjatë ndërtimit për objektin: “Soho Towers”, objekt me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial, me vendndodhje pranë Zogut të Zi, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Eb Construction” sh.p.k dhe “Agroroma 2019” sh.p.k.

• Për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtim magazinash, shoëroom, zyra, rikonstruksion i objekteve ekzistuese, shtesë kati dhe shtesë anësore”, me vendndodhje në Bashkinë Vorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kato Aromatic Albania” sh.p.k.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Spostim Pikë Karburanti”, me vendndodhje në Savër, Bashkia Lushnjë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Joti” sh.p.k.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 100 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Mallakastër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Greennat Solar Park Ballsh” sh.p.k.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 3 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Desla” sh.p.k.

• Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 40.56 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Albania Power Core” sh.p.k.

• Leje Ndërtimi të Infrastrukturë për objektin: “Përmirësimi i elementeve arkitektonikë dhe urban në zonat bregdetare të Bashkisë Himarë, zona 1”, me subjekt zhvillues Bashkinë Himarë.

• Leje Ndërtimi të Infrastrukturë për objektin: “Përmirësimi i elementeve arkitektonikë dhe urban në zonat bregdetare të Bashkisë Himarë, Gardhet e Dhërmiut”, me subjekt zhvillues Bashkinë Himarë.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Parku Tematik Kulturor “Tirana Art Garden”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

• Leje Ndërtimi për objektin: “Kolegji i Evropës, Tiranë, Kampus Universitar 1, 2, 6 dhe 8 kate, me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

• Leje për struktura shërbimi në stacionet e plazhit, me vendndodhje në Bashkitë Pogradec, Shkodër, Lezhë, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Votat e diasporës/ Reagon Belind Këlliçi:ÇMENDURI E PAPARË DER SOT!
9 hours ago
Dr. Ilir Allkja/ GABIMET MË TË ZAKONSHME QË MUND TË NDIKOJNË NË KOLESTEROLIN TUAJ
9 hours ago
Lutfi Dervishi/ Protesta mes emocioneve dhe fakteve
15 hours ago
Nga Marash Logu (Jurist i PD pranë KQZ):FAKTET LIDHUR ME VOTËN E DIASPORËS NË GREQI
1 day ago
Nikoleta Kovaçi/ Liderat e vendeve të pasura, mirësevini në Shqipni…turistë të ftuem me të gjitha të pagueme
1 day ago

Votat e diasporës/ Reagon Belind Këlliçi:ÇMENDURI E PAPARË DER SOT!

Dr. Ilir Allkja/ GABIMET MË TË ZAKONSHME QË MUND TË NDIKOJNË NË KOLESTEROLIN TUAJ

Lutfi Dervishi/ Protesta mes emocioneve dhe fakteve

Nga Marash Logu (Jurist i PD pranë KQZ):FAKTET LIDHUR ME VOTËN E DIASPORËS NË GREQI

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?