NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë
    7 hours ago
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    6 days ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    6 days ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Komente të mediave gjermane pas duelit mes Joe Biden dhe Doland Trump
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Protestat / Mesazh i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj: Vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog.
Të tjera
Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë
Kryesore Politikë
Prof. Osman Metalla: ZËRI I STUDENTËVE NUK MUND TË MBYTET ME GAZ LOTSJELLËS!
Të tjera
I vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, në Shkozë, me pasojë vdekjen e të dy bashkëshortëve, arrestohet menjëherë pas krimit, 35-vjeçari
Kryesore
Zgjerohet harta e protestës/ Bojkot edhe në Elbasan, studentët lënë mësimin në Fakultetin Ekonomik te ‘Aleksandër Xhuvani’
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Komente të mediave gjermane pas duelit mes Joe Biden dhe Doland Trump

Neutrale
Last updated: 2024/06/29 at 8:28 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Nga Enver Robelli

“Der Spiegel”: Biden duhet t’ia bëjë një të mirë botës dhe të tërhiqet

Rreth dy të tretat e amerikanëve mendojnë se Joe Biden, me 81-vitet e tij, është shumë i moshuar për një mandat të dytë. Demokratët kishin kërkuar një duel të hershëm televiziv kundër Donald Trumpit për të shmangur këtë shqetësim. Tani miliona votues panë presidentin e tyre, dhe shqetësimet e tyre u konfirmuan.

Ata panë një Joe Biden, që ishte i vështirë për t’u kuptuar, që zinte në thua në fjalët e tij, që humbiste fillin, që shikonte në kamerë i zbehtë dhe me një fytyrë të ngrirë, dhe që nuk mundi ta mbaronte pa gabime as deklaratën e tij në fund. Me një fjalë: ishte një katastrofë, aksidenti më i madh i mundshëm.

Paraqitja e Bidenit ishte aq e keqe, saqë edhe miqtë e tij më besnikë nuk dinin si ta mbronin atë. Si mund të mbrohet një kandidat që doli në skenë me hapa të ngurtë dhe më pas nuk ishte në gjendje të kundërshtonte gënjeshtrat e zakonshme të ish-presidentit – dhe kjo ndodhi ndonëse ai kishte kaluar ditë të tëra me dhjetëra këshilltarë duke u përgatitur për duelin me sfiduesin e tij?

“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Trump braktisi studion si fitues

Biden dështoi në mënyrë spektakulare në detyrën e tij.
Prej javësh, demokratët janë ankuar për videot e montuara keqdashëse nga pala tjetër, që synojnë të diskreditojnë komandantin suprem si një plak senil. Debati televiziv nuk ishte manipuluar, por edhe aty Biden dukej herë pas here si një plak i lodhur. Trump e braktisi studion si fitues, sepse arriti t’i paraqes fuqishëm fjalitë e tij të mbushura me shtrembërime të fakteve, gënjeshtra dhe akuza të pahijshme, zakonisht duke pritur deri sa i vinte radha.

“Süddeutsche Zeitung”: Një përpjekje e pashpresë

Pyetja nuk është se kush e humbi këtë duel televiziv. Pyetja është më së shumti, kur e humbi Joe Biden këtë duel. A ndodhi kjo pas rreth 15 minutave, kur ai humbi mendimet e tij diku midis copëzave të fjalive të tij mbi çështjen e migracionit? A bëri vaki kjo pas rreth 13 minutave, kur ai për një çast, që dukej se zgjaste sa një përjetësi, po kërkonte një fjalë nga fusha e politikës së shëndetësisë? Apo ndoshta ndodhi pas pesë sekondave, kur ai gogësiti përgjigjen e tij të parë të kësaj mbrëmjeje për të sulmuar kundërshtarin e tij Donald Trump dhe këtë e bëri me një zë të dobët dhe çjerrës? Në gjendjen në të cilën Biden u paraqit, kjo ishte një përpjekje e pashpresë që nga fillimi i dështuar deri në fundin e hidhur.

Neutrale June 29, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Protestat / Mesazh i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj: Vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog.
1 hour ago
Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë
7 hours ago
Prof. Osman Metalla: ZËRI I STUDENTËVE NUK MUND TË MBYTET ME GAZ LOTSJELLËS!
22 hours ago
I vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, në Shkozë, me pasojë vdekjen e të dy bashkëshortëve, arrestohet menjëherë pas krimit, 35-vjeçari
1 day ago
Zgjerohet harta e protestës/ Bojkot edhe në Elbasan, studentët lënë mësimin në Fakultetin Ekonomik te ‘Aleksandër Xhuvani’
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Protestat / Mesazh i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj: Vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog.

Rama të dorëhiqet, parlamenti të vetëshpërndahet”/ Grupi Parlamentar i PD: S’mund të ketë normalitet përballë një krize të thellë

Prof. Osman Metalla: ZËRI I STUDENTËVE NUK MUND TË MBYTET ME GAZ LOTSJELLËS!

I vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, në Shkozë, me pasojë vdekjen e të dy bashkëshortëve, arrestohet menjëherë pas krimit, 35-vjeçari

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?