Ndër 64 vende të testuara, Shqipëria renditetet e fundit në listë, me 13 pikë, ndërkohë që mesatarja e OECD-së është 33 pikë, ndërsa në vend të parë është Singapori me 41 pikë.
“Sistemi me performancën më të ulët (Shqipëria) ka një rezultat mesatar të studentëve prej 13 pikësh në shkallën e të menduarit krijues – 28 pikë më i ulët se studenti mesatar në Singapor (sistemi me performancën më të lartë).
Ky hendek midis performancës mesatare të studentëve në sistemet me performancën më të lartë dhe më të ulët është më shumë se 2.5 herë më i madh se sa një mesatare e diferencës (standard) e OECD-së (10.8 pikë) ose afërsisht i barabartë me 3 deri në 4 nivele më të ulëta të aftësisë në të menduarit krijues.”