???? Rruga e Lurës, si rruga e Arbërit, Rilindja nuk e ka ndërmend që ti mbarojë.
???? Qeveria asnjë reagim për moszbatimin e afateve ligjore të mbarimit të kontratave të rrugës Arbërit dhe asaj të Lurës!
???? Afati i punimeve në tabelën e vendosur është 24 muaj, por po bëhen 48 muaj dhe as 50% e punimeve sjanë bërë.
???? Kryeministri e trumbetonte si një projekt ambicios me një video 3D në 2021, madje dhe në fillim të 2023 theksonte se në fund të atij viti do të inagurohej rruga, pra asfaltimi i 61 km rrugë.
???? Prej 3 vitesh ka filluar rruga që lidh Mirditën e Matin me Lurën & dhe Lurën me Arrasin e Dibrës, por as nuk e ka ndërmend për të mbaruar.
???? Deri tani janë ndërtuar disa nga veprat e artit, por ka ende shumë punë, afati 24 muaj mund të shkoj 240 muaj si rruga Arbërit.
???? Në tabelën e vendosur në hyrje të rrugës së Lurës thuhet se afati i përfundimit të punimeve është 24 muaj kalendarik, në realitet nuk rezulton kështu.
???? Punimet kanë nisur në fillim të vitit 2022, që praktikisht duhej të kishin përfunduar punimet.
???? Fondi prej afro 12.6 milion euro për këtë vepër, që do t’i shërbente shumë zhvillimit të turizmit në Lurë, është një donacion i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i përfshirë nga qeveria shqiptare në Programin për Zhvillimin e Infrastrukturës dhe Turizmit në Shqipëri.