Kjo është një foto e freskët e disa lopëve që kullosin në një kullotë. Ajo që është e pazakontë në lidhje me modelin e tyre të kullotjes, është se ato drejtohen nga Poli i Veriut ose i Jugut kur kullosin. Polet e përmendura këtu janë polet magnetike dhe jo ato gjeografike.
Ky vëzhgim u bë nga një grup shkencëtarësh gjermanë të cilët kryen një studim gjithëpërfshirës të mijëra imazheve satelitore të Google dhe arritën në përfundimin se lopët janë ndër gjitarët e paktë të pajisur me një ndjenjë drejtimi.
Edhe pse studimi nxori disa konkluzione të qëndrueshme, gjëja e pazakontë që as shkencëtarët nuk mund të shpjegonin ishte se lopët nuk janë kafshë shtegtare, kështu që përmbajtja e kësaj aftësie atipike për këta gjitarë mbetet ende një mister…
Përgatiti: Simon Ulndreu
A ka ndonjë gjë që shkenca nuk mund ta shpjegojë me saktësi?

Leave a comment Leave a comment