Mbas 90 u bera edhe une pronar si te gjithe..Toke buke dhe peme frutore..Rreth 100 rrenje molle dhe 10 rrenje qershi..
I lashe dhe ika ne Greqi, ku kisha filluar me kohe endren per nje jete me te mire..
Mbas disa muajsh u ktheva perseri per pak dite..Mollet i kishin prere per dru te gjitha..Qershite shpetuan mbasi ishin afer me banesat dhe rrugen kryesore..
Se kush i preu mollet, akoma dhe sot nuk e kam marre vesh. Por nuk e prisha terezine..Nuk me erdhi keq per mollet e mia..Me erdhi keq me shume per plepat e rruges automobilistike..
Me plepat c’paten.. Ishin te Zogut, ishin te Enverit, jo sepate mbi plepat..Zogu iku, Enveri iku, nje dite do ikim edhe ne..Por plepat le te mbeteshin, te hijeshonin..
Qershite e mia shpetuan..Dhe jane te vetmet qe kane mbetur. Te gjithe i kane zevendesuar me te reja..
Komshinjte dhe bashkemoshataret e mij me tallnin:
-Ti Meti, sikur nuk e do Enver Hoxhen por qershite e tij po i mban akoma. Priji bre dhe mbill te reja..Vit per vit ti thyejne deget, se i ke lene pa zot..Do te te thahen fare..
-Qershite e mia nuk thahen lehte-u them une me shaka..-Jane qershi komuniste, dhe komunizmi i ka rrenjet e thella..Kur te thahet komunizmi do thahen qershite e Metkes..
Me ngacmojne se e dine qe gjithcka une e lidh me komunizmin..
Kur rra kriza ne Greqi, u ktheva ne Shqiperi, per tu bere bujk..Edhe pse nuk kisha qene ndonjehere..
Ne kohe krizash, bujku preket me pak..E kisha lexuar dikur ne nje liber..Ne krizen amerikane te viteve 30, aristrokatet e Veriut u nisen per ne jug, duke kerkuar te punesoheshin tek bujqerit per nje cope buke..
Qershite u perkemben qe ne vitin e pare..Punimi i tokes rreth rrenjes, pleherimi organik, prerja e degeve te thata i risolli ne vehte..
Prodhim po prodhim..Por atje eshte edhe toka e pershtatshme per qershi..E ka cilesuar Mihallaq Zonja 50 vjet me pare..Kjo copa ketu, eshte vetem per qershi, kish thene doktori i pemetarise..Dhe vertet..
Vinin tregetare te ndryshem nga rrethet..Une zura mik nje tregetar nga Berati.
-Ti i ke ato qershite e Enver Hoxhes
-Po une.
-Dua te me mbledhesh qershine e recelit..E dua per te afermit e mij dhe per te njohurit..
-Nuk kam kohe..Here tjeter..
-Te shkoj ta vjel vete-tha beratasi..Kam edhe nipin me vehte..
-Shko, por kam frike nga ju te Beratit..Se mos je nga ata te lali fikut..
-Jo, jo, nuk jam si lali i 99-s, qe i ben te 99-at..S’jam nga ai fshat-qeshi tregetari..
Ai e mblodhi qershine dhe erdhi ne darke me dha leket..Edhe pse i mblodhi vete, i vleresoi qershite e mia me shume se qershite e te tjereve. Qershite e tyre, per hir te vertetes te merrnin ne qafe nga madhesia dhe pamja.
Por ja qe qershia ime e recelit qenkesh e vecante..Te gjithe e dinin kete, une i zoti i qershise nuk e dinja..Paskesha patur edhe qershi per komposto, qershi per konsum, bile edhe dy rrenje vishnja qe une nuk u vinja rendesi..
Mi rrembyen edhe vishnjat..I preferonin per liker. Te kam xhan Meti, te kam shpirt Meti dhe vinin mbushnin nga nje shporte e iknin..Tok me qershite e Enverit, mu rrit vlera edhe mua..U bera njeri i kerkuar..
Vitin tjeter me tha truri per te mbjelle qershi..E dinja qe nje dite do iknja ne Amerike, por mu shkrep..Me thane qe ne Pogrades ka fidane te mire..
Nuk e di sa qershi mbolla.Edhe kunati kishte toka te lena bosh..I mbolla dhe tokat e tij..Ato te uruara qershi e duan edhe gropen e thelle nje meter. Po aq edhe gjeresia me gjatesine..Nje meter kub balte, duhej te nxirrnje nga dheu per nje rrenje qershi..Te dy me gruan..Edhe eskavatore te kishim qene do na kishin derguar per remont..
Per te tallur mos e pyet..Na tallnin sa na keputnin..
Kujt do tja lini..Ini edhe per te ikur..
Ndoshta kishin edhe te drejte..
Qershite e reja filluan te jepnin prodhim qe ne vitin e dyte…Vitin e trete nuk e dime, se kishim zene Floriden..I lame qershite e ikem..Por edhe ata qe qendruan nuk i mblodhen..Kush ti mbledhe..Kane mbetur vetem pleqte..
Shikojne qershite e tyre kur fishken e thahen neper dege.
Duhen te rinjte..Ata kane forcen dhe moshen te hipin e zbresin neper qershi. Por forcen e tyre dhe moshen e tyre rinia e ka shitur ne Europe..Nuk ka me te rinj mehalla ime si dikur. U boshatisen rruget e mehalles e u mbushen rruget e Europes..
Fb-u, me detyroi te shkruaj keto rreshta..Me kujtoi me nje foto duke punuar kuroren e qershise se recelit, te para 8 viteve..Sapo e kisha mbaruar se punuari me bel dhe mbajta nje kujtim.
Qershia e recelit i hapi lulet ate vit dhe morri nurin e pranveres..
Une e kisha prere bileten..Edhe valixhet po plotesoheshin pak nga pak…
Qershia e recelit nuseronte..Per me dukej sikur me thoshte:
Metke, harove te punosh kuroren sivjet..Pse bre Metke?
Me gjithe ngarkesen e atyre diteve, e morra perseris belin..
Nuk mund ti linja kuroren rreth trungut pa punuar..Edhe pse muaji tjeter do me zinte ne Amerike..Edhe pse do me tallnin..
I punova te gjitha qershite e Enverit, sic i kane pagezuar..
Do shkosh ne Amerike, bre, u cmende..Me qershite akoma?
Vertet do shkoj, por le te marre nje grusht qershi kalimtari te lage gojen..
Le te vije beratasi me nipin e tij..Te mbledhe qershi per recel, per vellezerit, per motrat e te afermit e tij, te cilet e pelqenin shume atë qershi..
Pa le te vijne dhe grate e mehalles te mbledhin nga nje shporte vishnja per likerin e tyre te preferuar..Pa le te vijne edhe ata pak shoke e miq qe kane mbetur ne Korce..
Frut eshte..Frut..Mrekulli e Zotit..Toka e ka meriten, nuk e kam une..
Token falenderoni..Toka po ben te pamunduren..
Riperterihet vete..Se ne!..C’pyet per ne!..
Ikem dhe e braktisem..
Floride, Prill 2024