Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ka pritur dje Ambasadorin e Republikës së Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukčević.
Një bisedë e fokusuar tek turizmi por edhe zhvillimet e fundit në rajon.
Ndamë këndvështrimet tona edhe për Open Balkan, shkruan Spahia.
Ja postimi i plotë:
Me Ambasadorin e Republikës së Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukčević.
Një bisedë e fokusuar tek turizmi por edhe zhvillimet e fundit në rajon.
Ndamë këndvështrimet tona edhe për Open Balkan, ku i shpreha qëndrimin tim ambasadorit Vukčević se proçesi i Berlinit, duke qënë gjithpërfshirës për të gjitha vendet e rajonit, i vyen vendeve tona dhe aspiratës së përbashkët, integrimit në BE.