Mbas debateve në Partinë e Lirisë dhe polemikave mediatike mes dy bashkëshortëve, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, kjo e fundit ka reaguar sërish sot nëpërmjet rrjeteve sociale.
Më poshtë, mesazhi i plotë i deputetes Monika Kryemadhi:
Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik.
Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to. Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujtdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes.
Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato.
Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë.
E drejta për tu përmirësuar është për këdo.
Sot në orën 18:00 në KDK e PL.