Zbardhen qëndrimet me vota brenda mbledhjes së Kryesisë së PD mbrëmë, ku për disa orë pati tensione dhe debate, ndërsa e gjithë vëmendja e diskutimit ishte te zgjedhja e kreut të ri të partisë.
Gazetari Osman Stafa ka siguruar listën se si votuan deputetët, ndërsa mësohet se 17 demokratë votuan pro mbajtjes së zgjedhjeve më 29 korrik. Ndërkohë, Jonila Godole dhe Flamur Hoxha votuan kundër, ndërsa abstenuan Jorida Tabaku, Juela Hamati dhe Oriela Nebiaj.
Po ashtu kanë refuzuar që të votonin Gazmend Bardhi, Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi si dhe Lefter Geshtenja.
VOTUAN PRO
1. Enkelejd Alibeaj
2. Flutura Açka
3. Jemin Gjana
4. Taulant Zeneli
5. Endri Hasa
6. Indrit Sefa
7. Kreshnik Çollaku
8. Roland Bejko
9. Gentian Gaba
10. Agron Kapllanaj
11. Arbi Agalliu
12. Fitim Zekthi
13. Gazmend Koduzi
14. Merita Bakiu
15. Orjola Pampuri
16. Taulanda Jupi
17. Xhemal Gjunkshi
KUNDER
1-Jonila Godole
2-Flamur Hoxha
ABSTENIME
Jorida Tabaku, Juela Hamati dhe Oriela Nebiaj
REFUZUAN
1-Gazmend Bardhi
2-Dashnor Sula
3-Saimir Korreshi
4-Helidon Bushati
5-Bledion Nallbati
6-Dhurata Çupi
7-Lefter Geshtenja.
(BalkanWeb)