Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, në zonën e njohur si ‘Omonia’.
Nuk ka ende ekspertizë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por lajmi i dhimbshëm është që nga flakët ka humbur jetën një i moshuar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:00, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetases S. Zh., ku si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë, vëllai i saj shtetasi G. R., 74 vjeç, (tetraplegjik).
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
(Foto ilustruese)