Mëngjesi i ditës së sotme e ka gjetur Elbasanin me dy ngjarje të “zjarrta”.
Një automjet i parkuar në lagjen “Shënkoll” dhe një magazinë në fshatin Katund i Ri në qytetin e Elbasanit, janë përfshirë nga flakët.
Automjeti i parkuar në pronësi të shtetasit me iniciale S.P, 60-vjeç dyshohet se është përfshirë nga flakët për shkak të një shkëndije elektrike në bateri.
Gjithashtu magazina në pronësi të shtetasit me iniciale, F.M, 38-vjeç dyshohet se është përfshirë nga flakët për shkaqe të njëjta.
Paraprakisht dyshohet se një masë elektrike ka shkaktuar zjarrin.
Fatmirësisht ka patur vetëm dëme të vogla materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të plota
(foto ilustruese)

