NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kryetari i PD-së, Sali Berisha: Rama: Pezullimi i Lubisë, ka bllokuar qeverinë. Mashtrim banal, por edhe vetëposhtrim publik! Rama dhe Lubija e tij nuk guxojnë të shkojnë në parlament.
    12 hours ago
    Foltore/ Berisha nga Mirdita: Edi Rama e ka diskriminuar veriun, motra e Tërmet Peçit ka marrë 60 mln euro tendera, kaq nuk kanë pasur fonde krejt bashkitë e veriut
    1 day ago
    Berisha: Salianji ka një axhendë personale, përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me axhendë tërësisht private.
    1 day ago
    Deklaratë për mediat/ Berisha: Lubi Mogherini dhe Ramaduro të përfshirë në skandalin 17 milionë euro të Kolegjit Europian në Tiranë
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gmail ndryshoi shërbimet e postës elektronike 20 vjet më parë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…
Të tjera
Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!
Të tjera
Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!
Të tjera
Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…
Të tjera
Avokate Kalaja shpalos vizionin për rolin e Avokatit të Popullit
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gmail ndryshoi shërbimet e postës elektronike 20 vjet më parë

Neutrale
Last updated: 2024/04/01 at 7:23 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Bashkëthemeluesve të kompanisë Google, Larry Page dhe Sergey Brin u pëlqenin shakatë, kështu që ata filluan të shpërndanin ide të çuditshme çdo vit më 1 prill, në ditën e gënjeshtrave, pak kohë pasi themeluan kompaninë e tyre më shumë se 25 vjet më parë. Një vit, Google njoftoi se kishte “hapur” një vend pune për një qendër kërkimore “Copernicus” në Hënë. Një vit tjetër, kompania tha se po planifikonte të krijonte një seksion “gërvisht dhe nuhat” në motorin e saj të kërkimit në internet.

Idetë ishin kaq jorealiste sa ishte e lehtë të kuptohej që ishin thjesht shaka dhe njerëzit u mësuan të qeshnin me idetë e kompanisë Google. Pikërisht për këtë arsye, Page dhe Brin vendosën të njoftonin diçka që askush nuk do ta besonte se ishte e mundur 20 vjet më parë, pikërisht në ditën e 1 prillit.

Bëhej fjalë për Gmail-in, një shërbim falas që ofronte 1 gigabajt kapacitet për çdo llogari, një ofertë që tani është shumë e vogël krahasuar me 1 terabajt që ofron kompania Apple për përdoruesit e telefonave inteligjentë iPhone. Por, në atë kohë 1 gigabajt tingëllonte si një kapacitet absurd i postës elektronike, që ishte i mjaftueshëm për të ruajtur rreth 13,500 emeile sepse shërbimet e tjera të postës elektronike si Yahoo dhe Microsoft ofronin kapacitetet të ulët, sa për 30 deri në 60 emeile. Pra, Gmail ofronte një kapacitet 250 deri në 500 herë më të lartë se sa rivalët e saj nga kompanitë Yahoo dhe Microsoft.
Përveç hapit gjigant të kapacitetit për të ruajtur emeile, Gmail përfshinte edhe motorin e kërkimit në internet të kompanisë Google, në mënyrë që përdoruesit të mund të merrnin shpejt informacione nga një emeil i vjetër, foto ose informacione të tjera personale të ruajtura më parë.

“Projekti origjinal kishte për qëllim të realizonte objektivin e bashkimit të tre shërbimeve, atë të ruajtjes së të dhënave, kërkimin në internet dhe shpejtësinë”, thotë Marissa Mayer, një nga ishte drejtueset ekzekutive të kompanisë Google, që ka ndihmuar në krijimi e Gmail-it dhe produkteve të tjera të kompanisë përpara se të bëhej më vonë shefe ekzekutive e kompanisë Yahoo.

Ishte një koncept kaq i mrekullueshëm saqë menjëherë pasi Associated Press publikoi një histori për Gmail-in vonë pasditen e 1 prillit 2004, lexuesit filluan të telefononin dhe të dërgonin emeile për të informuar agjencinë e lajmeve se kishte rënë në kurthin e shakave të kompanisë Google.

“Kjo ishte pjesë e kuriozitetit, krijimi i një produkti, që njerëzit nuk do ta besonin se është i vërtetë. Ai ndryshoi disi perceptimet e njerëzve për llojet e aplikacioneve që ishin të mundshme brenda një platforme të internetit”, thotë ish-inxhinieri i kompanisë Google, Paul Buchheit.

Agjencia e lajmeve Associated Press e dinte se Google nuk po bënte shaka me projektin Gmail sepse gazetari i saj ishte ftuar të vizitonte selinë e kompanisë në Kaliforni për ta parë këtë produkt të ri.

Pasi mbërriti në zyrat e kompanisë Google, gazetari i Associated Press u prit me një buzëqeshje cinike nga bashkëthemeluesi Larry Page, i cili ishte ulur para kompjuterit të tij portativ, i gatshëm për të demonstruar aftësitë e shërbimit Gmail.
Zoti Page, në atë kohë 31 vjeç, i tregoi gazetarit me mburrje si funksiononte Gmail-i duke demonstruar se sa shpejt hapej ai në programin e Microsoft-it për kërkime në internet ‘Explorer’, që sot nuk përdoret më. Po ashtu ai tregoi se si Gmail-i, nuk kishte një boton më vete për të fshirë emeilet, meqë Gmail-i, kishte një kapacitet të lartë për ruajtjen e dokumenteve dhe ato mund të kërkoheshin me lehtësi në përmbajtjen e postës elektronike. “Njerëzve do t’iu pëlqejë shumë,” u shpreh zoti Page.

Si dhe për gjëra të tjera, zoti Page pati të drejtë. Gmail aktualisht ka rreth 1.8 miliardë llogari aktive – secila me një arkiv 15 gigabajt pa pagesë, krahas Google Photos dhe Google Drive. Edhe pse kjo përbën një hapësirë arkivimi rreth 15 herë më të madhe se sa ofroi fillimisht Gmail, për shumë përdorues, që rrallë e shohin të nevojshme të pastrojnë llogaritë e tyre siç kishte shpresuar Google, ajo nuk mjafton.

Ruajtja e postës elektronike, fotografive dhe përmbajtjeve tjera është arsyeja përse kompanitë si Google, Apple dhe të tjera tani shesin kapacitet shtesë në serverat e tyre për ruajtjen e të dhënave. (Në rastin e firmës Google, kjo kompani shet 200 gigabajt për ruajtjen e të dhënave për 30 dollarë në vit, ose 250 dollarë në vit për 5 terabajt). Gmail është arsyeja përse shumë shërbime të tjera pa pagesë të postës elektronike dhe llogari të brendshme që punonjësit i përdorin për punë ofrojnë shumë më shumë hapësirë se sa ishte paramenduar 20 vjet më parë.

Gmail solli ndryshim edhe për përdorime të tjera, duke u kthyer në hapin e parë të zgjerimit të kompanisë Google përtej funksionit si motori kryesor i kërkimit në internet.

Pas Gmail-it, erdhën Google Maps dhe Google Docs. Pastaj kjo kompani bleu rrjetin YouTube, solli në treg programin për kërkim në internet Google Chrome dhe sistemin operues për Android, me të cilin funksionojnë shumica e celularëve në botë. Gmail po ashtu skanon postën elektronike për të kuptuar interesin e përdoruesve të tij, duke i mundësuar kompanisë Google që përmes këtij vëzhgimi digjital të shesë reklama për t’i ndihmuar ambicieve të kompanisë për t’u zgjeruar.

Ndonëse menjëherë joshi publikun, Gmail fillimisht pati një përdorim të kufizuar për shkak se Google pati një kapacitet kompjuterik që mund të mbështeste një grup të vogël përdoruesish.

Por ky kufizim krijoi një ndjesi eskluziviteti për Gmail-in, duke nxitur kërkesa për ftesa për të krijuar llogari email-i. Në një moment, ftesat për të hapur llogari në Gmail shiteshin për 250 dollarë. “U bë si simbol statusi, njerëzit thoshin “Hej, e kam një ftesë për Gmail, a e do një?” thotë zoti Buchheit.

Por kompania i mbajti shërbimet e postës elektronike të kufizuara deri në vitin 2007, kur kompania dërgoi një ftesë globale për ditën e Shën Valentinit, duke pranuar çdo kërkesë për një adresë emeili.

Nga Zëri Amerikës

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…
6 hours ago
Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!
10 hours ago
Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!
10 hours ago
Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…
10 hours ago
Avokate Kalaja shpalos vizionin për rolin e Avokatit të Popullit
11 hours ago

“Mos e kruaj shumë…” Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK…

Berisha takon aleatët: Do të përcaktojmë së bashku sistemin zgjedhor!

Basir Çollaku/ Qeveria ka rënë, a na ka zënë poshtë?!

Gazetarja Klodiana Lala publikon letrën tronditëse të gjyshes së Erionit 15 vjeç që ndërroi jetë në QSUT…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?