Gazetari Shpetim Zinxhiria shkruan nga Athina.
Asnjë amnisti në këto 20 vite vuajtje të dënimit, për 58-vjeçarin shqiptar nga Konispoli që po vuan një denim në burgjet e vendit fqinjë.
Burgu nuk është ndëshkim as hakmarrje por konsiderohet një SHKOLLË edukimi dhe REABILITIMI.
Por…!
****
U kap në fshatin Kosk të Filatit me 16 kg hashash. Që nga viti 2004 po vuan një dënim prej 25 vitesh në 11 burgje te ndryshme te Greqisë. Tashmë i mbeten edhe 5 vite për të fituar lirinë.
“Në vitin 2005 bëri kërkesë për në Gjakatën e Apelit që la në fuqi dënimin e Gjyqit të Shkallës së Parë. Në vitin 2006 i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Lartë por edhe këtu nuk pati ndryshim të dënimit.
Më pas kërkon dokumentat e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Lartë por qëllimisht ja vonuan 7-të muaj duke humbur të drejtën për ta kërkuar në Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut të Strasburgut.
Nga viti 2011 deri në Nëndor të 2018 ka bërë tre kërkesa për të marrë vendimin nga Gjykata e Shkallës së Lartë, por nuk ka marrë përgjigje. I drejtohet Avokatit të Popullit të Greqisë nuk merr përgjigje.
Më 04/05/2019 merr ne telefon Ambasadën Shqiptare në Athinë dhe pas shumë përpjekjesh përgjigja që mori ishte se nuk e ndihmojmë dot,”-thekson Shaban Safet Veizi në një interviste nga burgu.
Më 15/05/2019 Shaban Safet Veizi përballet në Gjykatën e Shkallës së Lartë pa praninë e avokatit edhe pse më parë ai kishte kërkuar avokat duke i treguar kërkesën trupit gjykues, gjë që nuk u muarr parasysh.
Gjykimin e shqiptarit e ndoqën edhe dy dipllomatë të Ambasades sonë në Athinë…
“Kam kaluar një infarkt në zemër dhe nuk besoj se do dal gjallë nga burgu”, thekson shqiptari 58-vjeçar nga burgu i Hanias /Kretë. ( në foto, është i dënuari)

