Fotot tregojnë momentin kur Ura Francis Scott Key në Baltimore u shemb pasi u godit nga një anije e madhe transporti.
Në pamjet, shihet anija duke iu afruar urës dhe më pas përplaset në një nga kalatat.
Një pjesë e madhe e urës më pas thërrmohet dhe bie në lumin Patapsco.
Ura është mbi 2.6 km dhe me 4 korsi për makina.
Në atë moment ka patur shumë makina në qarkullim, të cilat kanë përfunduar në ujë.

