Nga Irena Beqiraj, ish-zv. Ministre e Financave
Duke menduar për popullin socialistët mezi rregullojnë diçka për vete !
Shikoni me kujdes tabelën më poshtë . Ajo tregon kush edhe sa përfitojnë nga ndryshimet e tatimit mbi të ardhurat personale të propozuara në paketën fiskale 2027 në të gjitha fashat e pagave. E pra, më pak tatim do të paguajnë pagat në fashën 300 mijë –700 mijë lekë në muaj. Edhe jo çuditërisht këtu gjendet paga e Presidentit, Kryeministrit, ministrat e deputetët. Secili prej tyre do të paguajë 10 mijë lekë më pak taksë muaj.
Për pagat deri në 200 mijë lekë në muaj, ku përfshihen pagat e pjesës dërmuese të të punësuarve në Shqipëri ku përfshihen, mësuesit policët, mjekët , infermierët , specialistët e thjeshtë, apo të punësuarit në bizneset private, lehtësimi është zero.
Me sa duket, qeveria i ka dhënë lehtësimin më të madh nga ata që ua njeh më mirë hallet. Siç duket jeta mes shoferit, dietave dhe makinës së shtetit ka vështirësitë e veta.
Populli të bëjë edhe pak durim, dhe t’i votojë edhe mandatin tjetër se ndoshta edhe i vjen radha!


