Mësohet se është qëlluar me armë zjarri ndaj 35-vjeçarit Gent Larushku, i cili u ka shpëtuar plumbave.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30, në fshatin Grude e Re. Gent Larushku ka deklaruar për uniformat blu se është qëlluar nga një person që po lëvizte me biçikletë në një rrugicë në afërsi të banesës së tij.
“Isha në makinën time afër shtëpisë kur një person që nuk arrita ta njoh për shkak edhe të errësirës më qëlloi me pistoletë. Fatmirësisht arrita të shpëtoj. Ai u largua menjëherë dhe nuk arrita që ta njoh. Nuk e di arsyen e kësaj ngjarje sepse nuk kam konflikte me askënd dhe nuk e di kush mund të jetë autori” deklaroi Larushku, i cili është shoqëruar në komisariat për sqarime të mëtejshme.
policia njoftoi se “një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër”.

