NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Noka, shkresë zyrtare Bashës: Dorëzo brenda 3 ditësh financat dhe çdo aset të PD !
    2 years ago
    Të Fundit
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    2 days ago
    Berisha: Samiti i Diasporës përfundon në mbledhje të burokratëve!
    3 days ago
    Pallati i shkrumbuar në Tiranë/ Rama, do rindërtohet nga ndërtuesi. Reagon Noka: Pallatet e tua dhe të çerrit në burg
    3 days ago
    Belind Këlliçi/ Ka dy përgjegjës për katastrofën dje në Tiranë, Edi Rama dhe Erion Veliaj!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Prof. Lili Sula: Drejtimi i shkollave në duart e militantëve po sjell degradimin e arsimit
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, por Bordi shqiptar i Transparencës, sot i shtoi dhe 3 lekë çmimit të naftës, teksa në botë çmimet kanë rënë dukshëm
Të tjera
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (Emrat)
Kryesore
Në bursë ka rënie të dukshme/ Bordi shqiptar i Transparencës ka rritur sot me 3 lekë çmimin e naftës
Ekonomia Kryesore
Basir Çollaku/ Të gjithë paguhemi nga droga!!?
Të tjera
Kryetari i Kuvendit, Peleshi pret në takim Kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Prof. Lili Sula: Drejtimi i shkollave në duart e militantëve po sjell degradimin e arsimit

Neutrale
Last updated: 2024/03/07 at 11:05 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

DEKLARATË PËR MEDIA DREJTUESJA E DEPARTAMENTIT TË ARSIMIT NË PD, LILI SULA

Buqetat e 7 Marsit janë shprehje e mirënjohjes për çdo buqetë të bukur jetësh që vit pas viti ushqehen me kurajë dhe frymëzim prej figurës së Mësuesit.

Profesioni që krijon gjithë profesionet sot e ka humbur dritën që e udhëheq mësuesin në mësimdhënie në klasë e në shkollë, në komunikim me fëmijët e kolegët, sepse prej vitesh mësuesi nuk gëzon statusin e misionarit të ndriçimit të brezave dhe emancipimit të shoqërisë.

Të jesh mësues sot, do të thotë që pas 6 vite studimesh, madje edhe kur diplomohesh me notën 10, të ngel portali i partisë. Kjo sepse përzgjedhja nuk bazohet në meritokraci, sepse qeveria sot i kontrollon politikisht mësuesit më shumë edhe se në vitet e fundit të diktaturës, madje, deri tek rrjetet sociale.

Drejtimi i mësuesve dhe shkollave mbetet në dorë të militantëve dhe funksionarëve të strukturave të partisë socialiste; të ngel portali i partisë, sepse, edhe kur fitohet në gjykatë e drejta e rikthimit në profesion, pasi të kanë pushuar nga puna, patronazhistët nuk ta njohin të drejtën e ushtrimit të mësuesisë dhe të heqin nga sistemi.

Gjatë këtyre 11 viteve, kjo qeveri nuk e ka pasur prioritet arsimin dhe nuk e ka vlerësuar mësuesin, çka duket qartë në mashtrimin për buxhetin 5% të PBB për arsimin, që i pati premtuar mësuesve, që në fakt është vetëm 2,3% -buxheti më i ulët në rajon, i ngjashëm me vendet e botës së tretë. Kjo duket qartë në pagën përçmuese që marrin mësuesit tanë – pagën më të ulët në rajon e të pakrahasueshme me vendet e BE-së, në trajtimin pa dinjitet njerëzor e profesional, sa shpesh mësuesit denigrohen e përdoren për të mbushur sallat e takimeve politike të partisë shtet.

Te gjitha keto shenja u dukën qartë pas rezultateve rrënuese të testimit ndërkombëtar PISA, që pasqyroi gremisjen e thellë të arsimit, për të cilën jo vetëm që institucionet përgjegjëse nuk u shprehën publikisht e nuk njohën asnjë përgjegjësi, por e drejtuan gishtin tek mësuesi, sepse liria e mësuesve nuk ekziston më për të shprehur dhe kërkuar të drejtat e tyre dhe, për më tepër , mësuesin mund ta mbash nën presion.

Arsimi i të gjitha niveleve po degradon me shpejtësi dhe këtë rrokullimë bashkë me nxënësit e jetojnë çdo ditë mësuesit, një pjesë të të cilëve i kanë nxjerrë nga sistemi e të tjerë rrezikojnë të dalin për shkak të shpopullimit masiv, uljes së numrit të nxënësve nëpër klasa.

Mësuesit detyrohen të plotësojnë sistemin SMIP pa pasur kompjuterë, laptopë, tabletë, pa pasur laboratorë smart, sepse me gjithë tam-tamet e qeverisë për infrastrukturë digjitale, ajo mungon. Mësuesit i kërkohet sot të plotësojë pa fund shkresurina e formularë, duke ia devijuar misionin nga ai diturimit të nxënësve në atë të burokratit.

Profesioni i mësuesit, profesioni më fisnik për misionin e formimit dhe emancipimit kombëtar, gjatë këtyre viteve, është dega e studimit më pak e kërkuar nga maturantët, madje kërkohet nga maturantët me mesatare më të ulët. Degët e studimit që diplomojnë mësues për ciklin fillor, mësuesit e klasës së parë, figura aq të dashura që qëndrojnë në kujtesën e gjithsecilit, janë thuajse të mbyllura, sepse nuk ka studentë.

Degët e studimeve që diplomojnë mësues të shkencave ekzakte dhe humane ne universitete rajonale janë drejt mbylljes, sepse nuk ka studentë. Rreth 100 degë studimi në universitete rajonale gjenden në prag të mbylljes, 80 prej të cilave diplomojnë mësues, gjë që së shpejti do të përballemi me mungesën e mësuesve për lëndët e shkencave ekzakte dhe ato humane, si dhe me mungesën e mësuesve të ciklit të ulët etj. Vetëm gjatë viteve të fundit, vendit tonë i mungojnë afro 9 000 mësues në arsimin parauniversitar.

Kjo qeveri i mashtroi mësuesit e ardhshëm ende pa filluar studimet; këtë vit akademik, qeveria ia mohoi bursën studentëve që ndjekin degë të mësuesisë, duke i dhënë atyre, pa hyrë ende në udhën misionare të këtij profesioni, leksionin më të mbrapshtë për të mos u bërë mësues.

Figura dhe statusi i mësuesit është bjerrë dhe ka rënë, sepse ka rënë e vërteta dhe kur ndodh kjo, do të thotë se ka rënë gjithçka.

E vërteta, arsimi, Shqipëria, duhen shpëtuar dhe qeveria duhet rrëzuar.

Ky është misioni i nxënësve dhe mësuesve të këtij vendi: O sot, o kurrë!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, por Bordi shqiptar i Transparencës, sot i shtoi dhe 3 lekë çmimit të naftës, teksa në botë çmimet kanë rënë dukshëm
9 hours ago
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (Emrat)
12 hours ago
Në bursë ka rënie të dukshme/ Bordi shqiptar i Transparencës ka rritur sot me 3 lekë çmimin e naftës
12 hours ago
Basir Çollaku/ Të gjithë paguhemi nga droga!!?
15 hours ago
Kryetari i Kuvendit, Peleshi pret në takim Kryetarin e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve
1 day ago

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, por Bordi shqiptar i Transparencës, sot i shtoi dhe 3 lekë çmimit të naftës, teksa në botë çmimet kanë rënë dukshëm

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të 5 ambasadorëve (Emrat)

Në bursë ka rënie të dukshme/ Bordi shqiptar i Transparencës ka rritur sot me 3 lekë çmimin e naftës

Basir Çollaku/ Të gjithë paguhemi nga droga!!?

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?