Gjatë natës së mbrëmshme janë rikthyer reshjet e shiut dhe të borës në zonat malore të vendit.
Kjo ka sjellë që edhe temperaturat të pësojnë ulje të ndjeshme.
Bora ka zbardhur qytetin e Peshkopisë, ndërsa në zona të thella trashësia shkon deri në 15 cm.
Reshjet e borës janë prezente jo vetëm në veri, por edhe në jug dhe jug-lindje të vendit. Zonat të cilat ndodhen mbi 800 m janë mbuluar nga bora në të gjithë qarkun e Gjirokastrës.
Zona e Çajupit, Lunxhërisë dhe Zagorisë ka rreth 5 cm borë, por është e kalueshme për automjetet që përshkojnë fshatrat e Njësive Administrative.
Në qarkun e Korçës në aksin rrugor Boboshticë- Dardhë në mbi 1400 metra bora ka arritur në trashësinë 10 cm. Gjithashtu reshjet e borës me intesitet të ulët janë regjistruar edhe në zonat malore të Pogradecit dhe Maliqit përfshirë edhe Malin e Thatë.
Ndërkaq në lartësinë mbi 1000, qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje bore. Sipas te dhënave nga ARRSH, në akset Hani i Hotit – Tamarë, Tamarë – Vermosh dhe Bogë – Theth, ka reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300m ka reshje bore.

