Interi dëshmoi se është një skuadër që nuk njeh rivalë në Serie A.
Ndaj Geona-s, ekipi zikaltër siguroi fitoren e 9-të radhazi në Serie A, 72 pikë pas 27 javësh.
Simone Inzaghi dhe tifozët zikaltër përjetuan një fitore dhe formën e shkëlqyer të Kristjan Asllanit.
Lojtari i kombëtares kuqezi realizoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 30-të.
Ky ishte goli i parë me fanellën e Inter, i dyti në Serie A.
Tetë minuta më pas, Barella fitoi një 11-metërsh, nga pika e bardhe Sanchez u tregua perfekt duke dyfishuar shifrat. Në fraksionin e dytë, Geona ngushtoi rezultatin në 2-1, por vetëm kaq, pa mundur t’i prish festën Asllanit me shokë:
“Është vetëm Inter”, shkruan La Gazzetta dello Sport, titull shoqëruar me foton e Asllanit. “Rrugë e lirë. Penallti e paqenë, Inter fluturon në +15”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport.
Pavarësisht diferencës shumë të madhe, Simone Inzaghi përpiqet të mbajë ambientin me këmbë në tokë: “Është e qartë se e kemi vetë fatin në dorë. Në një muaj e kemi dërguar diferencën në plus 15 me Juven, por duhet të jemi të kujdesshëm pasi përpara kemi edhe shumë ndeshje”, u shpreh Inzaghi duke bërë më pas një koment në lidhje me paraqitjen e Kristjan Asllanit:
“E duartrokita pasi nuk ka luajtur shumë, por është kthyer në një lojtar shumë të çmuar. Ka zhvilluar tre ndeshje brenda një jave dhe ka qenë i shkëlqyer. Shpresoj të rikuperojmë Calha dhe Frattesi për Bologna-n pasi nga këtu deri në fund të sezonit do të më duhen të gjithë”, theksoi trajneri i Interit pas ndeshjes, shkruan media italiane.




