Nga Kapiten i Parë(L) Artur Meçollari
Në 24 shkurt 2023 disa media dhanë një njoftim, si më poshtë:
“Katër anije të NATO-s kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.
Anijet kishin ndërmarrë një operacion kërkim-çminimi në Porto Romano me kërkesë të autoriteteve shqiptare për punimet që po bëhen në Porto Romano.
Anijet do të qëndrojnë disa ditë në portin e Durrësit”.
Ky informacion nuk ishte i vertetë.
Anijet e Grupit të Dytë Minaheqës të NATO-s benë një vizitë në Portin e Durrësit. Ato u angazhuan në Portin e Durrësit, pasi ishte identifikuar një minë, por që mbas vlerësimit nuk ishte e tillë. Anijet e NATO-s nuk shkuan fare në rajonin e Porto Romanos.
Ky informacion u servirë për median me qëllim për të krijuar përshtypjen se NATO është e interesuar aktivisht për portin e ri në Porto Romano.

